Home / Lajme / Rajon / Pesë shqiptarë të plagusur në kufi me Serbinë

Pesë shqiptarë të plagusur në kufi me Serbinë

8 korrik-”Grupi shqiptar ka sulmuar me armë automatike patrullën e xhandarmërisë në territorin e Serbisë, në fshatin Borovac të Kurshumlisë”, ka thënë komandanti i këtij njësitit serb, Bratislav Dikiq. Sipas tij shqiptarët ishin duke prerë ilegalisht drunj.

Pesë persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Mirofc të Podujevës, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Policisë së Kosovës, në këtë zonë kufitare ka pasur shkëmbim zjarri në të dy drejtimet dhe dyshohet se pesë shqiptarë të Kosovës janë plagosur nga xhandarmëria serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Mirofc të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri në mes të disa personave që dyshohet se kanë qenë duke prerë dru dhe disa personave nga ana tjetër e kufirit. Nga informacionet e pranuara nga terreni dyshohet për 5 persona të plagosur nga armë zjarri”, ka theksuar Baki Kelani dhe ka shtuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me këtë rast.

Ndërsa mediet serbe raportojnë për së paku dy shqiptarë të jenë plagosur në kufirin Kosovë-Serbi, gjatë konfliktit të armatosur me përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe.

”Grupi shqiptar ka sulmuar me armë automatike patrullën e xhandarmërisë në territorin e Serbisë, në fshatin Borovac të Kurshumlisë”, ka thënë komandanti i këtij njësitit serb, Bratislav Dikiq. Sipas tij shqiptarët ishin duke prerë ilegalisht drunj.

Nuk është hera e parë që në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përgjatë vijës kufitare që përfshin komunën e Podujevës, të ketë pasur shkëmbime zjarri

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *