Home / Lajme / Maqedoni / Pesëmbëdhjetë milionë euro për projekti dhe vende të reja pune në mjediset rurale

Pesëmbëdhjetë milionë euro për projekti dhe vende të reja pune në mjediset rurale

7 korrik-Për marrjen e të drejtës për shfytëzim të këtyre mjeteve, Gjorgjievi sqaroi se nevojitet kërkim deri te Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, me elaborimin për projektin, subjektin, i cili aplikon që të mos ketë borxh ndaj shtetit, si dhe dëshmi për pronësi ose për marrje me qira të tokës ku do të realizohet projekti.

Me 16 milionë euro përmes programit të ri IPARD do të financohen turizmi, zejtaria, bujqësia alternative, hotelieria,…. në mjediset rurale, me çka do të hapen vende të reja pune, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Në programin e ri IPARD është parashikuar edhe financimi i parukerive, këndeve të lojërave, kopshteve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës në mjediset rurale, ndërsa do të bashkëfinancohen 50 për qind e mjeteve të investuara.

Për marrjen e të drejtës për shfytëzim të këtyre mjeteve, Gjorgjievi sqaroi se nevojitet kërkim deri te Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, me elaborimin për projektin, subjektin, i cili aplikon që të mos ketë borxh ndaj shtetit, si dhe dëshmi për pronësi ose për marrje me qira të tokës ku do të realizohet projekti.

Shpallja duhet të publikohet javën e ardshme nga ana e Agjencisë për financim të zhvillimit bujqësor dhe rural dhe do të zgjatë 45 ditë, Për informacione të hollësishme prej nesër qytetarët mund të drejtohen në Agjenci, ku do të hapet numër telefoni falas 0800 12 12 1.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *