Home / Lajme / Maqedoni / Pjesa më e madhe e vendit në fazën e verdhë, ndërsa disa pjesë në fazën portokalli

Pjesa më e madhe e vendit në fazën e verdhë, ndërsa disa pjesë në fazën portokalli

30 korrik-Qytetarët të konsumojnë më shumë ushqim të shëndetshëm dhe të freskët dhe ujë të sigurt për të pije, të mbahen rroba të lehta, të mos dilet jashtë prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa të sëmurët me sëmundje kronike ta marrin terapinë përkatëse.

Pjesa më e madhe e vendit sot do të jetë edhe më tej në fazën e verdhë, ndërsa Rajoni i Osogovës-Malishevës dhe i Ohrit dhe Prespës do të jenë në fazën portokalli. Në këto rajone temperaturat do të jenë deri në 36 gradë dhe janë më të larta nga që janë zakonisht për këtë periudhë të këtij viti për këto rajone.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 35 deri në 42 gradë Celsius. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të zhvillohen vranësira jostabile të cilat do të shoqërohen me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar.

Në Shkup temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20, ndërsa e ditës deri në 39 gradë Celsius.

Prej nesër pritet ulje e vogël e temperaturave në mbarë vendin.

Ministria dikasteriale e Shëndetësisë rekomandon që gjatë ditës gratë shtatzëna dhe personat më të moshuar se 60 vjeç të lirohen nga puna, ndërsa punëdhënësit në këto ditë të riorganizojnë orarin e punës për punëtorët e ndërtimit dhe për personat që punojnë në qiell të hapur, me atë që do të shmangin aktivitetet prej orës 11 deri në orën 17. Kopshteve u rekomandohet të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën prej orës 11 deri në orën 16.

Qytetarët të konsumojnë më shumë ushqim të shëndetshëm dhe të freskët dhe ujë të sigurt për të pije, të mbahen rroba të lehta, të mos dilet jashtë prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa të sëmurët me sëmundje kronike ta marrin terapinë përkatëse.

Javën e kaluar edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apeluan që punëdhënësit t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtje të punëtorëve.

Më shumë informacione qytetarët mund të marrin edhe në numrin e telefonit falas të Kryqit të Kuq 02/ 32 21 902, prej orës 10 deri në ora 18. shk

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *