Home / Lajme / Maqedoni / Policia dhe prindërit patrolluan edhe në Strugë

Policia dhe prindërit patrolluan edhe në Strugë

27 korrik-Gjatë vitit të kaluar sipas evidencës së policisë, janë regjistruar 9 raste të shkeljes së dispozitave të rendit dhe qetësisë publike si dhe tejkalimit të qëndrimit në objekte hotelierike jashtë orarit të paraparë për minoren, ndërsa këtë vit deri më tani janë evidentur 2 raste në Strugë.

Pjestarët e policisë, prindër dhe përfaqësues të OJQ-ve së në Strugë bashku edhe me një grup gazetarësh, kanë realizuar një aktivitet në kuadër të projektit për “Siguri më të madhe dhe socializimi juridik i të rinjëve-minoren”, duke ushtruar bashkërisht vizita të objekteve hotelierike ku konsumohet alkooli.

Patrullimi u bë pas shpalosjes së planit të përpiluar deri në hollësitë më të vogla.

Ky grup i lartëpërmendur, ka vizituar disa lokale hotelierike në Strugë, që janë të “përfolur” si vende ku alkooli konsumohet edhe nga moshat minorene. Projekti realizohet në sajë të vërejtjeve dhe përfoljeve se organet dhe pjestarët e policisë nuk janë në nivel të duhur për parandalimin e kohës së qëndrimit të minorenëve nëpër lokale dhe konsumimi i alkoolit, që konsiderohej edhe si gjenezë e delikuencës së tillë. Prandaj, patrullimi i përbashkët, kontrolli i ushtruar është në funkcion të prevenimit të devijimeve të tilla të adoleshentëve.

Ishte kjo një mundësi që vetë prindërit të njihen me kushtet, rrethanat dhe ambijentet ku fëmijtë e tyre i kalojnë orët e mbrëmjeve për tu argëtuar dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë duke komunikuar edhe me pronarët dhe menaxherët e objekteve hotelierike-kafiterive dhe disko-klubeve të informohen për të gjitha zhvillimet që aty ndodhin dhe në veçanti për secilin objekt hotelierik dhe karakteristikat të cilat e bëjnë të njohur dhe të vizituar atë objekt nga minorenët.

Gjatë këtij patrullimi të përbashkët, pjestarët e policisë, në kuadër të këtij projekti, bënë legjitimimin e disa personave nëpër objektet e vizituara në orët e para të pasmesnatës, për të verifikuar moshën e tyre dhe gjendjen psiko-fizike.

Edhe vetë prindërit janë të vetëdijshëm për disa veti të fëmijve të tyre dhe për vetitë që ata i “marrin” në lokalet e natës, por edhe adoleshentët minoren nuk fshehin se për tu argëtuar më mirë edhe konsumojnë alkool.

Gjatë vitit të kaluar sipas evidencës së policisë, janë regjistruar 9 raste të shkeljes së dispozitave të rendit dhe qetësisë publike si dhe tejkalimit të qëndrimit në objekte hotelierike jashtë orarit të paraparë për minoren, ndërsa këtë vit deri më tani janë evidentur 2 raste në Strugë.

Pas përfundimit të patrullimeve të përbashkëta, ku u vizituan disa objekte hotelierike-kafiteri dhe “Parku i poezisë”, prindërit e vlerësuar si të nevojshme dhe imedijate që patrullimet e tilla të vazhdojnë edhe më tutje duke iu bashkangjitur edhe prindër të tjerë dhe përfaqsues të sektorit të gjërë civil-OJQ. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *