Home / Lajme / Maqedoni / Policia do të furnizohet edhe me 100 automobila ‘Spark’ (VIDEO)

Policia do të furnizohet edhe me 100 automobila ‘Spark’ (VIDEO)

12 Korrik – Ministria e Punëve të Brendshme e arriti marrëveshjen për furnizim për 100 automjete të reja motorike “Spark” me shenja policore me Automakedonia SHA-Shkup.

Marrëveshja është arritur pasi, siç kumtuan sot nga MPB-ja deri në skadimin e të gjitha afateve për ankesa, asnjë nga pjesëmarrësit në ankandin publik nuk ka dhënë ankesë deri te komisioni i shkallës së dytë. Para nënshkrimit të marrëveshjes është siguruar edhe garanci bankare për kryerje cilësore të marrëveshjes nga ana e bartësit të furnizimit Automakedonia SHA – Shkup.

Automjetet në pajtim me kushtet e tenderit, duhet të kenë katër goma rezervë, pajisje të sinjalit për sinjalizim të zërit dhe të ndriçimit, si dhe servisim të automjeteve për tre vitet e ardhshme përderisa zgjatë marrëveshja.

Me arritjen e marrëveshjes, fillon të rrjedhë afati për dërgesën e automjeteve, e cila nuk duhet të jetë më e gjatë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Kësti i parë i pagesës së automjetit do të jetë në afat prej 30 ditëve nga dërgesa e plotë e automjeteve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *