Home / Lajme / Maqedoni / Poposki: Kërkojmë zgjidhje për emrin sepse dëshirojmë të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s

Poposki: Kërkojmë zgjidhje për emrin sepse dëshirojmë të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s

26 korrik-I pyetur për emrin, Poposki tha se në pjesën e përdorimit ndërkombëtar Maqedonia ka nënshkruar Marrëveshje të përkohëshme nga viti 1995 me të cilën i lejojmë KB-së ta shfrytëzoj referencën IRJM. Angazhimet e Qeverisë janë, shtoi ai, për afirmimin e emrit kushtetues, e këtë e bën përmes marrëveshjeve të shumta të nënshkruara dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me emrin kushtues.

Anëtarësimi në BE dhe NATO janë qëllimet strategjike të Maqedonisë, ndërsa kontesti me emrin është pengesë në këtë rrugë, dhe për këtë Maqedonia zhvillon biseda për emrin, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në fjalimin para pjesëmarrësve në Konferencën e katërt globale të DBM duke u përqendruar në politikën e jashtme të Maqedonisë nga pavarësia e deri sot.

“Kërkojmë zgjidhje me fqiun tonë jugor sepse dëshirojmë të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s. Krahas kësaj, që në libër shkruan se kjo është bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe ka një të drejtë tjetër shumë të fuqishme, e ajo është që kur jeni brenda klubit mund të keni sjellje e cila nuk u lejohet kur jeni jashtë klubit. Paradoks është që ne kemi dosje kristaltë të pastër dhe i përmbushim të gjitha kriteret lidhur me fqiun tonë jugor, por sërish nuk e kemi konsensusin e Këshillit, respektivisht Greqia megjithatë siguron të mos ketë dakordim unanim që të marrim datë për fillimin e negociatave dhe është diçka që tolerohet”, thotë Poposki.

Sipas tij, arsye që të jemi pjesë e kësaj familje dhe të jemi pjesë e atyre që i marrin vendimet është sqarimi i cili vlen në politikë, e ai është “nëse nuk jeni në tryezë, atëherë jeni në menu”, gjegjësisht “dikush tjetër ua përcakton fatin”.

“Pikërisht për këtë duhet ta mbajmë argumentin tonë më të fuqishëm se kemi të drejtë, i përmbushim kriteret, e këtë nuk e themi ne sepse ashtu na përgjigjet, por e thotë organi më relevant i KB-së në pjesën e së drejtës ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me aktvendimin nga dhjetori i vitit 2011, ku qartë thotë se kush ka, ose kush nuk ka të drejtë, kush e ka shkelur marrëveshjen, e kush jo, dhe çfarë mund të pritet prej nesh dhe çfarë prej tyre. Ajo sa duhet ta respektoni apo jo sërish varet nëse jeni brenda ose jo”, thotë shefi i diplomacisë.

I pyetur për emrin, Poposki tha se në pjesën e përdorimit ndërkombëtar Maqedonia ka nënshkruar Marrëveshje të përkohëshme nga viti 1995 me të cilën i lejojmë KB-së ta shfrytëzoj referencën IRJM. Angazhimet e Qeverisë janë, shtoi ai, për afirmimin e emrit kushtetues, e këtë e bën përmes marrëveshjeve të shumta të nënshkruara dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me emrin kushtues.

“Ajo që është në Kushtetutën tonë dhe është konfirmuar me referendum nuk mund të ndryshohet në asnjë mënyrë tjetër, përveç se në mënyrën e njëjtë siç është konfirmuar. Argumenti ynë është se kemi dosje të pastër në të drejtën ndërkombëtare. Për shkak se i takojmë familjes së demokracive dhe shteteve me ekonomi tregtare , nuk ka mënyrë tjetër me të cilën mund të ndryshohet dhe ne nga ky aspekt nuk kemi pse të druajmë nga asnjë lloj rreziku. Ajo që bëjmë përpjekje të gjejmë zgjidhje për emrin me fqiun tonë jugor është aspirata ynë që të jemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së dhe këtu bëjmë përpjeke maksimale. Asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë dhe ndaj asgjë tjetër nuk mund të ndikojnë sepse kemi dosje të pastër”, porositi Poposki.

Ai u përqendrua edhe në prioritetet e Maqedonisë për ndërtimin e një shteti me prosperitet.

“Sukses për Republikën e Maqedonisë është që jemi rritur si aktorë ‘do të jetë, nuk do të jetë’ në kontribues të ndërtimit të paqes globale në nivel botëror, se kemi përmbushur një pjesë të madhe të kritereve për anëtarësim në klubin euroatlantik, se kemi ndërtuar marrëdhënie të shëndosha me të gjithë aktorët të cilët i përkasin kësaj familje dhe shpresojnë të ndërtojmë edhe me ata që na i vendosën pengesat që të mos mund ta realizojmë këtë, gjegjësisht do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe konstruktivitet edhe ndaj fqiut, i cili na e vështirësoi në masë të konsiderueshme këtë rrugë”, tha Poposki.

Si prioritete të diplomacisë së Maqedonisë e theksoi diplomacinë ekonomike dhe diplomacinë publike, ndaj së cilës kontribuojnë edhe diaspora, sepse me punën dhe sjelljen e tyre e ndërtojnë imazhin për shtetin në mjediset dhe shtetet ku jetojnë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *