Home / Lajme / Maqedoni / Poposki: Nuk ka diplomaci të dyfishtë në Maqedoni

Poposki: Nuk ka diplomaci të dyfishtë në Maqedoni

12 korrik-Sipas tij, vendimet të cilat i miratojnë ministri bullgar ose grek janë vendime jashtëzakonisht të tyre dhe më shumë flasin për qasjen e tyre drejt punës dhe nuk mendon se është diçka problematike nga aspekti i marrëdhënieve tona bilaterale për shkak se ka pasur takime bilaterale me ta si ministra të punëve të jashtme.

Nuk ka diplomaci të dyfishtë në Republikën e Maqedonisë, për shkak se ekziston konsensus midis të gjithë subjekteve politike për qëllimet strategjike të vendit-anëtarësimi në NATO dhe BE, vlerëson ministri i i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki lidhur me vizitat e liderit të BDI-së Ali Ahmeti nga të cilat e fundit në Sofje.

“Nuk do të thoja se zhvillohet politikë e dyfishtë për shkak se qëllimi është i njejtë. Konsideroj se shumicë e madhe e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë na kanë dhënë mandat që të punojmë në realizimin e anëtarësimit në NATO dhe BE dhe konsideroj se kemi një nga përparësitë atë që të gjithë subjektet politike në këtë shtet kanë arritur pajtueshmëri se ky është qëllimi ynë strategjik. Secili që mund të kontribuojë është i mirëseardhur. Hulumtimi i qëndrimeve se ato janë angazhimet e tona si përmes rrugës zyrtare në kuadër të Qeverisë ashtu edhe nga përfaqësues të partive politike, në këtë rast të BDI-së, vetëm mund të kontribuojnë për nivelin e informimit në të gjithëa këto mjedise dhe atë që punojmë që ta arrijmë këtë qëllim”, tha Poposki në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me ambasadorin britanik në Shkup Kristofer Ivon me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim midis MPJ-së së Maqedonisë dhe Britanisë.

I pyetur për atë se vallë ka mosmarrëveshje me BDI-në lidhur me politikën qeveritare për emrin dhe moskumtimin e hollësive për këtë proces.

“Pozicioni zyrtar i RM-së është se kemi proces në të cilin kemi ndërmjetësues nga KB-ja dhe proces i cili është i definuar me rregullat nga Marrëveshja e përkohshme dhe mënyra me të cilën po zhvillohet ky dialog nën ndërmjetësimin e ambasadorit Nimic. Në këto korniza më nuk do të komentojmë përveç faktit se jemi plotësisht të përkushtuar, duam tejkalim të problemit, duam zgjidhje me Republikën e Maqedonisë. Në këtë drejtim edhe dërgojmë shumë herë, për herë të fundit edhe me letrën e kryeministrit Gruevski deri te kryeministri Samaras, transparencë për dialog dhe për zgjidhje të këtij problemi. Konsideroj se deri më tani nuk kemi parë asnjë sinjal i cili konfirmon një përkushtueshmëri të tillë nga pala tjetër. Por ne jemi të vendosur që të qëndrojmë në këtë rrugë”, tha shefi i diplomacisë Poposki.

Lidhur me atë se nëse ndjehet i ofenduar që kolegët e tij nga Bullgaria dhe nga Greqia tregojnë gatishmëri më të madhe për takime me pjesën shqiptare në Qeveri sesa me politikanët maqedonas, Poposki tha se nuk ka kurrfarë ndjenje ofendimi. Sipas tij, vendimet të cilat i miratojnë ministri bullgar ose grek janë vendime jashtëzakonisht të tyre dhe më shumë flasin për qasjen e tyre drejt punës dhe nuk mendon se është diçka problematike nga aspekti i marrëdhënieve tona bilaterale për shkak se ka pasur takime bilaterale me ta si ministra të punëve të jashtme.

“E vetmja gjë që mund të vendoset në korelacion është që do të donim të arrihet si qëllim, në qoftë se më shumë duan të shihen me njërin ose tjetrin. Por, nuk mendoj se është diçka problematike në këtë pjesë lidhur me ne. Komunikimi zhvillohet edhe me njërin por edhe me tjetrin shtet. Pengesat të cilat janë vendosur nga Greqia nuk janë kurrfarë risie. Atë që e kishim si qëndrim të qeverisë bullgare në Këshillin e fundit ishte risi. Por, mendoj se duhet t’i gjykojmë sipas asaj se si do të sillen në periudhën e ardhshme, gjegjësisht se vallë do të punojmë në axhendën e fqinjësisë së mirë ose jo”, tha Poposki.

Ambasadori Ivo i pyetur për qëndrimin qeveritar se nuk duhet të ketë debat publik për propozimin e fundit të Nimicit, e përsëriti qëndrimin britanik për kontestin për emrin se dëshiron të shohë zgjidhje për kontestin sa më shpejtë që është e mundur, i cili do të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe në kuadër bisedimeve nën patronatin e KB-së.

“E di se kjo është e vështirë, dhe kërkon guxim të madh, lidership të madh dhe fleksibilitet të madh. Por, do të donim të shohim zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur. Sa i përket metodave dhe taktikave në lidhje me debatin për negociatat, nuk është punë e Britanisë ta diktojë, por Maqedonia në mënyrë të pavarur duhet ta caktojë strategjinë e saj. Por, do të donim të shohim progres për shkak se do të sjellë benefit për Maqedoninë dhe për rajonin më gjërë”, tha ambasadori Ivon

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *