Home / Sport / Prezantohet Gotze: “Unë, Messi i Guardiolës te Bavarezët”

Prezantohet Gotze: “Unë, Messi i Guardiolës te Bavarezët”

Pasi kishte arritur marrëveshje me Bavarezët para finales së madhe të Chempions Ligë, ish lojtari i Borusias, Mario Gëtse, është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Bayernit të Mynihut.

Sulmuesi gjerman hedh pas krahëve një karrierë të pasur te Borussia e Dortmundit ku u rrit si lojtar, duke zgjedhur fanelën e kundërshtarëve më të mëdhenj të ekipit ku u bë i njohur. Blerja që i kushtoi kampionëve të Europës, plot 37 milion euro, në konferencën e parë për shtyp si lojtarë i Bayern Mynih jep një sinjal të qartë për trajnerin Pep Guardiola, duke e siguruar se një lojtar me karakteristikat e Lionel Messit e ka të gatshëm edhe në Bavari.
“Roli që Messi ka në fushën e lojës është një model për të gjithë, përfshirë këtu edhe mua. Unë mundohem shumë që të përshtatem me lojën e tij, ndaj Guardiola duhet të më shohë si lojtarin ideal për të luajtur rolin e Mesit te Bajern Mynih”.
Gjatë prezantimit, 21-vjeçari shfaqet i vendosur dhe i lumtur për aventurën e re. Ai rezervon fjalë të ëmbla për Bayernin, duke u shprehur se këtej e tutje ai do të jetë pjesë e skuadrës më të mirë të botës. Ai shton se kjo ishte dëshira e tij e vetme dhe tani ndihet gati për të bërë një hap më cilësor në karrierë.
“Jam shumë krenar që do të luajë për një skuadër të tillë. Nuk ishte e lehtë ta lija Dortmundin por tani dua të shikoj vetëm përpara. Objektivi im është që të rritem sa më shumë dhe këtë dua ta bëj me Bayernin”, ka përfunduar talenti gjerman Gëtse.
I lindur në Allegau, një qytezë 75 km larg Mynihut, Gëtse debutoi në Bundesliga gjatë vitit 2009 në moshën 17-vjeçare. Ai ka luajtur 22 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe pritet që të jetë një nga protagonistët e kësaj kombëtare gjatë Kupës së Botës dhe Bayernit në edicionet e ardhëshme, pasi në Gjermani dhe veçanërisht në Bavari, presin shumë nga talenti Gëtse.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *