Home / Sport / Prezantohet Lorente: “Dua Chmepionsin me Bardhezinjtë”

Prezantohet Lorente: “Dua Chmepionsin me Bardhezinjtë”

Pasi kaloi me sukses vizitat mjeksore, Fernando Llorente, është prezantuar nga stafi drejtues i skuadrës së Juventusit si blerja më e fundit e kësaj merkato verore edhe pse marrëveshja me lojtarin ishte arritur para 6 muajsh. Ish sulmuesi i Atletiko Bilbaos është prezantuar në ambientet e skuadrës së Juventusit pasditen e ditës së djeshme në prani të figurave më të lartë të klubit bardhezi.

Në prezantimin e tij, sulmuesi Bask ka firmosur edhe kontratën e re me skuadrën e Juventusit ku pritet të shpërthejë ashtu siç bëri me skuadrën e Atletiko Bilbaos. Gjatë prezantimit të tij, 28-vjeçari tha se Zonja e Vjetër është skuadra e duhur ku do të arrijë të ringrihet si futbollist pas marrëdhënieve të tensionuara me ish-klubin e tij.
“Vendosa të nënshkruaja me Juventusin sepse është skuadra më e rëndësishme që më ka kërkuar. Të jesh pjesë e kësaj skuadre, është një ëndërr. Problemet që pata me Atletik Bilbaon ndikuan në cënimin e imazhit tim, ndaj mendoj se Juventusi është skuadra e duhur ku duhet të ringrihem”.
Llorente nuk e sheh veten të privilegjuar sa i përket vendit të titullarit, madje tregohet i matur kur pyetet për numrin e golave që do të shënojë në një sezon. “Te Juventusi nuk janë vetëm dy sulmues, por 6 dhe që të gjithë mund të japim kontributin tonë në këtë skuadër. Nuk më shqetëson shumë numri i golave që duhet të shënoj, sepse gjëja më e rëndësishme është ta ndihmoj skuadrën që të fitojë titullin e tretë radhazi. Shpresoj që eksperienca me Juventusin të më ndihmojë që të rikthehem në kombëtaren spanjolle”.
Ndërsa për sa i përket Chempions Ligës, bomberi Bask shprehet: “Mund të them se është një kompeticion shumë i vështirë, ku duhet të ecësh dalëngadalë, hap pas hapi. Ne duhet të japim maksimumin për të arritur rezultate të mira në Chempions, pasi rivaliteti është shumë i madhë dhe të gjithë e synojnë atë trofe. Nëse arrijmë ta fitojmë do të ishte fantastike nisja e aventurës me Zonjën e Vjetër”.
28-vjeçarit i pëlqen krahasimi me Zllatan Ibrahimoviç: “Ibrahimoviç është një lojtar i madh dhe unë besoj se kemi cilësi të ngjashme”.
Golat dhe loja që ai do të bëjë te skuadra e Juventusit do të tregojë më së miri nëse Lorente dhe Ibra janë sadopak të ngjashëm.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *