Home / Lajme / Maqedoni / Punëdhënësiit të ndërmarrin masa paranadaluese për mbrojtje nga temperaturat e larta

Punëdhënësiit të ndërmarrin masa paranadaluese për mbrojtje nga temperaturat e larta

26 korrik-Ministri informoi se veçmë është përgatitur Plani aksional për parandalim nga valët e nxehtit qëllimi i të cilit është të shmangen rreziqet për sëndetin e punëtorëve. Plani i obligon inspektorët shtetëror të punës në muaj të kryejnë nga 40 mbikëqyrje tek subjektet juridike me ç’rast do ta konfirmojnë realizimin e rezultateve.

Punëdhënësit t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme dhe t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, porositën sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM) Zhivko Mitrevski.

Siç theksuan në konferencën për shtyp, ideja është që të veprohet në mënyrë parandaluese, të mos priten fazat kritike duke pasur parasysh paralajmërimet se shtetin do ta përfshijë valë e të nxehtit.

“Në qoftë se nuk ndërmerren masat për mbrojtje dhe nëse Inspektorati i punës konfirmon rrezik të drejtpërdrejt për sigurinë dhe shëndetin e të punësuarve, me vendim do të ndalohet puna në tërësi, e një pjese të reparteve ose procesin teknologjik”, tha ministri Spasov.

Nëse punëdhënësi në afat të caktuar nuk i largon parregullsitë dhe mungesat e konfirmuara, do të sanksionohet sipas ligjit, për kundërvajtje me gjobë prej 5.000 deri 8.000 euro për person juridik dhe me gjobë prej 500 deri në 1.000 euro për person juridik.

Organizim adekuat të punës, kontroll i procesit të punës dhe vlerësim të rrezikut në vendet e punës, evitim të punës jashtë orarit, shfrytëzim të pauzave dhe nëse është e nevojshme vendosja e pauzave shtesë kur temperatura është e lartë posaçërisht midis orës 11 dhe 16, sigurim të hapësirave adekuate për freskim, rroba të lehta pune dhe parandalim nga rreziqet e rritura gjatë punës (zjarre)… janë vetëm disa nga rekomandimet që punëdhënësi duhet t’i respektojnë.

“Për parandalim të pasojave të mundshme për shëndetin e punëtorëve nga temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit, është e domosdoshme qasje më shumë dimensionale dhe inkuadrim të më shumë institucioneve, Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale, Këshilli kombëtar për siguri dhe shëndet gjatë punës, institutet për shëndet publik dhe të mjekësisë së punës, vetëqeverisjen lokale, sektorin joqeveritar dhe ekspertët”, theksoi Mitrevski.

Ministri informoi se veçmë është përgatitur Plani aksional për parandalim nga valët e nxehtit qëllimi i të cilit është të shmangen rreziqet për sëndetin e punëtorëve. Plani i obligon inspektorët shtetëror të punës në muaj të kryejnë nga 40 mbikëqyrje tek subjektet juridike me ç’rast do ta konfirmojnë realizimin e rezultateve.

Shqyrtime e LSM-së tregojnë se vende pune më të rrezikshme dhe më së shumti në goditje nga temperaturat e larta janë ndërtimtaria, bujqësia, energjetika, metalurgjia, komunikacioni, industria ushqimore, tekstili, armata, policia.

Vitin e kaluar kur Maqedonia u përfshi me fazën e portokalltë, inspektorët e punës në ditën realizuan nga 80 mbikëqyrje. Vendimet e tyre punëdhënësit i respektuan për çfarë arsye nuk është ngritur asnjë procedurë kundërvajtëse

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *