Home / Lajme / Maqedoni / Punësimet e maqedonasve po ulin përqindjen e shqiptarëve

Punësimet e maqedonasve po ulin përqindjen e shqiptarëve

3 korrik-Ekspertët për çështje ekonomike theksojnë se ky fluks i punësimeve do të godasë buxhetin. Në vendet e rajonit të Ballkanit si Kroaci, Serbi, Shqipëri dhe Mali i Zi viteve të fundit ka ndodhur zvogëlimi i administratës, ndërsa në Maqedoni po vazhdojnë rritja e saj dhe rëndimi i buxhetit të vendit, sidomos në periudhat parazgjedhore.

Punësimet masive të maqedonasve po ulin përqindjen e shqiptarëve në administratën shtetërore në Maqedoni.Qeveria e Maqedonisë gjatë muajit të fundit ka shpallur disa konkurse publike për zgjedhjen e kuadrove udhëheqëse dhe realizimin e punësimeve të reja në administratën shtetërore, duke përdorur edhe punësime masive të vullnetarëve administrativ, të cilët për një periudhë të caktuar do të paguhen nga arka e shtetit. Ky shqetësim vjen nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku janë dhënë sinjale shqetësuese edhe para bashkësisë ndërkombëtare lidhur me punësimet masive dhe konkurset e vazhdueshme që po shpallen nga ana e Qeverisë për pranimin e kuadrove të reja në administratën shtetërore. Por, këtë shqetësim e ka shprehur hapur edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri, i cili ka deklaruar në mënyrë indirekte situatën e krijuar me punësimet paralele që rrënojnë numrin e duhur të përfaqësimit të shqiptarëve prej 25 për qind në administratën shtetërore. “Të jemi të hapur, së fundi nuk po pranohen vetëm shqiptarët, por në vazhdimësi po pranohen edhe maqedonas në administratën shtetërore. Nëse në këtë garë në kontinuitet pranohen vetëm maqedonas, ne nuk do të mund të arrijmë qëllimin. Kjo nënkupton mënyrën se si ne të vrapojmë pas një piramide, që nuk ka fund. Nuk është e mundur që të përballojë buxheti këtë situatë”, ka deklaruar Xhaferri në një intervistë për “Evropa e Lirë”. Por, nga ana tjetër, në partinë kryesore të koalicionit VMRO-DPMNE theksojnë se punësimet e reja të maqedonasve bëhen për shkak të nevojës për kuadro të reja cilësore dhe të përgaditura. Ministri për Shoqëri informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski ka komentuar se punësimet nuk duhet të shikohen si garë midis maqedonasve dhe shqiptarëve, por administrate duhet të jetë efikase, transparente dhe e orientuar për të shërbyer qytetarët.”Duhet të zgjidhen kuadrot më të aftë dhe kompetentë, pa dallime të përkatësisë etnike. Me një qasje të tillë afatgjate do të kemi një administratë që plotëson nevojat e qytetarëve”, ka deklaruar ministri Ivanovski, duke i`u përgjigjur zëvendëskryeministrit Xhaferri. Nga të dhënat e fundit, Maqedonia po shëndërrohet si vendi me administratën më të stërngarkuar. Në një raport të Ministrisë së Financave të vitit të kaluar drejtuar Komisionit Evropian bëhet e ditur për 165 mijë të punësuar në administratën shtetërore. Ekspertët për çështje ekonomike theksojnë se ky fluks i punësimeve do të godasë buxhetin. Në vendet e rajonit të Ballkanit si Kroaci, Serbi, Shqipëri dhe Mali i Zi viteve të fundit ka ndodhur zvogëlimi i administratës, ndërsa në Maqedoni po vazhdojnë rritja e saj dhe rëndimi i buxhetit të vendit, sidomos në periudhat parazgjedhore.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *