Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria institucioni më aktiv i Maqedonisë në Tuiter

Qeveria institucioni më aktiv i Maqedonisë në Tuiter

26 korrik-Qeveria, edhe pse është institucioni më aktiv i Maqedonisë në Tuiter, megjithatë, nuk arriti në renditet në ndonjërën nga kategoritë në hulumtimin, siç janë “50 liderë me numër më të madh të ithtarëve” dhe “50 liderë që më shumë komunikojnë përmes Tuiterit”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është institucioni më aktiv i Maqedonisë në Tuiter. Përveç Qeverisë, e cila është e renditur në vendin e 49-të, institucionet tjera të Maqedonisë nuk janë fare të kategorizuara në 50 pozicionet e para në hulumtimin “twiplomacy” që e ka zbatuar kompania “Вurson-marsteller”.

Qeveria, edhe pse është institucioni më aktiv i Maqedonisë në Tuiter, megjithatë, nuk arriti në renditet në ndonjërën nga kategoritë në hulumtimin, siç janë “50 liderë me numër më të madh të ithtarëve” dhe “50 liderë që më shumë komunikojnë përmes Tuiterit”.

Studimi tregon se pothuajse 78 për qind e liderëve botërorë kanë Tuiter akaunt, ndërsa 68 për qind janë ndërlidhur me kolegët e tyre në Tuiter.

Sipas studimit të sivjetëshëm global “twiplomacy”, presidenti amerikan Barak Obama edhe mëtej është lideri më i ndjekur botëror në tuiter me më shumë se 33 milionë ithtarë. Por, edhe pse pothuajse një e treta (148) e liderëve botërorë dhe të qeverive e përcjellin tuiterin e Obamës, ky nuk është lideri më mirë i ndërlidhur.

Papa Fransis është lideri i dytë botëror me numër më të madh të ithtarëve, me më shumë se shtatë milionë ndjekës në nëntë akauntat e tij të ndryshme.

Presidenti turk Abdulla Gjyl dhe kryeministrit Rexhep Taip Erdogan janë pesë liderëve botërorë janë me numër më të madh të ithtarëve, më shumë se 3.4 milionë secila prej tyre.

Të dhënat e shfrytëzuara në studim janë marrë në korrik të vitit 2013 nga akauntat në 505 shefat e shteteve dhe të qeverive, ministra të punëve të jashtme dhe institucionet e tyre në 153 shtete në botë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *