Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët kundër projektit ‘Shkupi 2014’

Qytetarët kundër projektit ‘Shkupi 2014’

29 korrik-Sipas anketës, në pyetjen se ‘në ç`masë mbështesni projektin Shkupi 2014’, rreth 28 për qind e përkrahin plotësisht, 42 për qind pjesërisht dhe 27 për qind janë kundër. Tek shqiptarët, 14 për qind kanë shprehur përkrahje për projektin, 26 për qind pjesërisht dhe 57 për qind kundër.

Vetëm 25 për qind e qytetarëve në Maqedoni e mbështesin projektin shumëmilionësh të përmendoreve “Shkupi 2014”, bën të ditur anketa e fundit e Institutit “Dimitrija Çupovski”, ndërsa mediat maqedonas proqeveritare kanë theksuar se maqedonasit e duan projektin derisa shumica e konsiderueshme e shqiptarëve janë deklaruar kundër.

Anketa është realizuar me telefon ku janë anketuar rreth 2 mijë veta nga pjesët e ndryshme të vendit dhe përkatësive të ndryshme etnike.

Sipas anketës, në pyetjen se ‘në ç`masë mbështesni projektin Shkupi 2014’, rreth 28 për qind e përkrahin plotësisht, 42 për qind pjesërisht dhe 27 për qind janë kundër. Tek shqiptarët, 14 për qind kanë shprehur përkrahje për projektin, 26 për qind pjesërisht dhe 57 për qind kundër.

Projekti “Shkupi 2014” që ka një kosto rreth 300 milion euro vazhdon të jetë temë debati në Maqedoni, duke nxitur kontradikta midis qytetarëve dhe pushtetit aktual. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *