Home / Lajme / Maqedoni / Rahja në Shkup-reagon Diaspora Shqiptare për Maqedoni

Rahja në Shkup-reagon Diaspora Shqiptare për Maqedoni

28 korrik-
DSHM fton institucionet e vendit që urgjentisht t’i zbardhin këto raste, ndërsa kryesit e veprës dhe ato që i japin këto urdhëra, të marrin dënimin e merrituar. Injorimi I këtyre rasteve dhe moszbardhja e tyre, rrezikon kundërpërgjigje dhe revanshizëm gjë që mund të nxisë një spirale të dhunës ndërmjet të rinjëve dhe mund të merr përmasa serioze.

Me një shqetësim serioz morrëm lajmin për rahjen e të riut Islam Isufi, lajm I cili na tronditi jashtë mase. Përderisa ishim në pritje të zbardhjes së rasteve tjera me c’rast viktima ishin shqiptarët, na erdhi lajmi për një rahje dhe torturë të re nga ana e maqedonasve ndaj të rinjëve shqiptarë.

Kjo urejtje patologjike ndaj shqiptarëve, e kultivuar nga mentorët të cilët më shumë janë të interesuar që të integrojnë Maqedoninë me Beogradin dhe Moskën se sa me EU dhe SHBA, rrezikon seriozisht marrëdhëniet ndëretnike dhe me këtë stabilitetin e vendit.

DSHM fton institucionet e vendit që urgjentisht t’i zbardhin këto raste, ndërsa kryesit e veprës dhe ato që i japin këto urdhëra, të marrin dënimin e merrituar. Injorimi I këtyre rasteve dhe moszbardhja e tyre, rrezikon kundërpërgjigje dhe revanshizëm gjë që mund të nxisë një spirale të dhunës ndërmjet të rinjëve dhe mund të merr përmasa serioze.

Nëse dikush mendon se mund të rafë dhe malltreton shqiptarë kur dhe ku t’ju kujtohet, gabohet shumë. Duam t’ju përkujtojë se durimi ka kufi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *