Home / Lajme / Maqedoni / Rahje dhe vjedhej në Tetovë (VIDEO)

Rahje dhe vjedhej në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 12 Korrik – Një banor i Reçicës së madhe është lënduar gjatë një zënke me një banor tjetër.

Policia e Tetovës ka njoftuar se pasditen e së enjtes në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellur 31 vjeçari B.I nga Reçica e Madhe me lëndime në këmbën e majtë. Ai është mbajtur për kurim të mëtejshëm në spitalin e Tetovës dhe është jashtë rrezikut për jetë. “Më pas është vërtetuar se plagën ia ka shkaktuar A.M 21 vjeçar nga I njejti vend, me të cilin më herët kanë pasur një zënkë para një çajtore. Zënka ka dalur nga kontrolli dhe A.M ka nxjerrë thikë dhe i ka shkaktuar lëndime në këmbë. Në orët e vona të pasditës ai vetë është paraqitur në polici ku i është marrë thika. Paz zbardhjes së plotë do të ketë padi adekuate ndaj A.M”, njofton Policia e Tetovës.

29 vjeçari B.A nga Tetova, ka denoncuar se të enjten I është vjedhur vetura Opel Kadet me targa të Tetovës në rrugën Nikolla Teslla.“Vetura e tipit Opel Kadet me targa të Tetovës pronë e B.A nga Tetova, ka qenë e parkuar dhe e pambyllur në rrugën Nikolla Teslla dhe më pas e njejta është vjedhur. Poashtu në veturë ka pasur edhe më shumë dokumente personale të pronarit të veturës”, njofton policia e Tetovës e cila punon në kapjen e autorëve të kësaj vjedhje. Kjo është vjedhja e dytë brenda tre ditëve në Tetovë ku cak i hajnave kanë qenë veturat. Ditë më parë një shkupjani i është vjedhur një veturë e tipit Golf.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *