Home / Sport / Real Madridi, klubi sportiv më i pasur

Real Madridi, klubi sportiv më i pasur

Reali i Madridit ia del mbanë të mundë Manchester United 3,3 me 3,17. Në fakt për dy emrat sportivë shifra të tilla kanë pak kuptim, pasi nuk bëhet fjalë për gola.

Në të vërtetë këto shifra janë miliardë dollarë. Skuadra e drejtuar nga presidenti Florentino Perez shndërrohet kështu, sipas Forbes, ekipi më i pasur në botë, një klasifikim që bëhet në bazë të fitimeve, borxheve dhe besueshmërisë.

Për herë të parë skuadra madrilene ka arritur të lërë pas “Djajt e United”, të cilët prej shumë vitesh mbanin statusin e klubit më të pasur. Me sa duket rritjen më të madhe të fitimeve ia ka dhënë Realit “Adidas” dhe “Emirates Airlines”, të cilët me kontratën e fundit i kanë shtuar me 80 milion euro fitimet kësaj skuadre, ndërkohë që rekordi i të ardhurave shënohet në sezonin 2011/2012, kur Reali përfitoi 650 milion euro.

Gjithsesi në vendin e dytë mbetet Manchester United, skuadra e drejtuar nga familja e famshme amerikane Glazer dhe që i sigurojnë klubit të tyre 32 sponsor. Sponsorët kryesorë që i kanë sjellë një rritje Manchesterit janë “Chevrolete” dhe gjiganti i sigurimeve “AON”.

Në vendin e tretë në klasifikim është një tjetër klub i madh spanjoll, Barcelona. Kampionët në fuqi të Spanjës vlejnë 2.6 miliard, kjo është një shifër nga e cila janë zbritur padyshim edhe paratë e blerjes së Nejmar.

Megjithatë për momentin Barcelona mbetet marka më e famshmenë botë në rrjetet sociale pasi në Facebook dhe Twitter ka 61 milion ndjekës. Pasi është vërtetuar se markat më të shtrenjtat në botë janë klube futbolli, në klasifkim më poshtë renditen skuadra bejzbolli dhe futbolli amerikan.

Pra skuadra e bejzbollit “New York Yankees”, e cila ka vlerën e 2,3 miliardëve dhe skuadrat e futbollit amerikan “Dallas Cowboys” 2.1 miliard dhe “New England Patriots” 1.636 miliard.

Për të gjetur një tjetër skuadër futbolli europian duhet të zbresësh në vendin e 10 ku është Arsenali dhe dy vende poshtë tyre Bayern Munich që vlen 1,390 miliard, dyfishi i vleftës së Dortmundit.

Në vendin e 21-të në këtë klasifikim gjendet Ferrari që vlen 1.15 miliard, ndërsa Milani në vendin e 37 me vleftën e 945 milion dollarëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *