Home / Sport / Real prezanton Illarramendin. Mesfushori: Jeta ime do ndryshojë në “Bernabeu”

Real prezanton Illarramendin. Mesfushori: Jeta ime do ndryshojë në “Bernabeu”

Asier Illarramendi u prezantua sot në stadiumin “Santiago Bernabeu” së bashku me Florentino Perez. Ai bëri prezantimin zyrtar në Madrid dhe tha fjalët e para si lojtar i Real Madrid. Ish-lojtari i Real Sociedadit pranoi se kjo ishte një ditë shumë e veçantë për të, ndërsa mbërritjen te “Los Blancos” e vlerësoi si një arritje të madhe.

“Vendimi nuk ishte i lehtë për mua që të ndahesha me Sociedadin. Në atë klub kam kaluar 12 vjet, që nga fëmijëria. Dua të vlerësoj me të vërtetë tifozët për gjithë dashurinë që kanë treguar ndaj meje”, tha mesfushori, i cili premtoi se tashmë do të japë gjithçka për ngjyrat e Real Madrid.
Pas fjalës së tij, tifozët brohorisnin me hymnet “Illarra, Illarra!”. Lojtari pozoi me Florentino Perez me fanellën e tij të re numrër 24.
“Jeta ime do të ndryshojë te Reali, kjo është e sigurtë”, e mbylli konferencën për shtyp Asier Illarramendi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *