Home / Sport / Rebelohet Bejl: Dua të luaj me Real Madridin

Rebelohet Bejl: Dua të luaj me Real Madridin

Mesfushori uellsian kërkon vetëm Real Madridin. Interesimi i madh i “galaktikëve” dhe dëshira e lojtarit për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh, ku ai të mund të luajë në Champions dhe fitojë trofe, ka bërë që të rebelohet.

Gareth Bejlit i ka sosur durimi dhe e ka bërë të qartë klubin ku dëshiron që të transferohet. Mesfushori uellsian kërkon vetëm Real Madridin. Interesimi i madh i “galaktikëve” dhe dëshira e lojtarit për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh, ku ai të mund të luajë në Champions dhe fitojë trofe, ka bërë që të rebelohet. Bejli i ka kërkuar presidentit të Totenhemit, Daniel Levi, ta lërë atë të lirë. “Ju më bëtë një premtim që: nëse ne nuk do të kualifikoheshim për në Ligën e Kampioneve dhe një ofertë e mirë do të vinte për mua, atëherë ju do ta merrnit në konsideratë. Tashmë kjo ofertë ka ardhur dhe unë dëshiroj të luaj për Real Madridin. Kështu që mbajeni fjalën e dhënë dhe negocioni”, – mësohet që t’i ketë thënë mesfushori i krahut numrit një të klubit të “Spërsave”. Lajmin e bën të ditur e përditshmja sportive spanjolle “Marca”, e cila ka zbardhur takimin e mbajtur të mërkurën në Londër mes të dyve. Për 24-vjeçarin ka oferta edhe nga Junajtid, por kjo nuk e tundon aspak atë. “Dua vetëm Realin, asnjë klub tjetër”, – ka qartësuar ai. Kontrata e lojtarit mbaron në 2016-ën, por menaxheri i tij në një takim që pati me presidentin e madrilenëve, Florentino Perez, e arriti marrëveshjen. Kështu uellsiani do firmosë një kontratë 5- vjeçare te Reali, nga e cila do të përfitojë 9-10 milionë euro në sezon.
Çmimi – Në të tillë situatë, sipas mediave angleze, duket se te Totenhemi është i gatshëm që të negociojë. Klubi anglez e ka vendosur më në fund shumën që do duhet të paguhet për kartonin e tij. Që Reali ta marrë futbollistin, duhet që të derdhë në arkat e Totenhemit shumën e 120 milionë eurove. Një shifër e çmendur kjo për “galaktikët”, të cilët paguan për Kristiano Ronaldon te Junajtid 96 mln euro. Në një deklaratë të bërë, trajneri Vilas Boah u shpreh se shpresonte që Bejli të rinovonte, por duket se dëshira e tij vështirë që të realizohet. Edhe pse Karlo Ançeloti ua ka bërë të qartë drejtuesve se kënaqet me lojtarët aktualë, presidenti Perez dëshiron me patjetër të sjellë një yll në “Santiago Bernabeu”. Dhe Bejli madrilen do të ishte kundërpërgjigjja ndaj Barçës, që e bleu këtë verë yllin brazilian Nejmar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *