Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrim i firmës në Regjistrin qendror pa kurrfarë shpenzimi

Regjistrim i firmës në Regjistrin qendror pa kurrfarë shpenzimi

19 korrikReforma i dedikohet ripërtëritjes së sistemit, të cilin e implementuam në mars të vitit 2011. Prej atëherë kemi dorëzime në formë elektronike, por ne si Regjistër qendror nuk jemi të kënaqur nga niveli i shfrytëzimit dhe ajo që lihet në dispozicion të shfrytëzuesve të këtij sistem”, thotë Kostadinovski.

Në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë janë evidentuar 103.000 kompani, por nga ato 30.000 mijë deri në fund të vitit do të fshihen sipas ndryshimeve të fundit ligjore. Trendi tregon numër më të madh të firmave që regjistrohen sesa që shuhen. Regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike përmes agjentëve regjistrues të cilët këtë do ta bëjnë pa kurrfarë kompensimi. Modeli është bërë sipas përvojës sllovene dhe zbatohet edhe në Singapor dhe Australi.

Këtë e theksoi drejtori i Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë Vanço Kostadinovski në intervistë për MIA-n.

Thekson se sipas ndryshimeve të Ligjit për shoqata tregtare deri më tani janë fshirë 4.100 firma nga gjithsej 5.500 të cilat fshihen për shkak se nuk e kanë kryer procedurën për regjistrim e cila paraprakisht zhvillohen në gjykatë, gjegjësisht nuk e kanë realizuar obligimin që t’i dorëzojnë të dhënat dhe t’i konformojnë në sistem njësportel. Pas kësaj pason kategori e re e firmave numri i të cilave është 25-26 mijë dhe të cilat do të fshihen në qoftë se tre vite me radhë nuk kanë pasur aktivitet afarist. Procedura do të realizohet në kontinuitet me qëllim që të fitohet fotografi më e qartë dhe më e pastërt për atë se cilat janë ato kompani të cilat punojnë në ekonominë në Maqedoni.

Për risitë gjatë regjistrimit të kompanive paralajmëroi se për dhjetëra ditë duhet t’u jepen autorizimet agjentëve të parë regjistrues për regjistrim elektronike të firmave. “Reforma i dedikohet rrugës së aplikimit, gjegjësisht ringjalljes së regjistrimit elektronik të firmave. Vendosja lidhur me pranimin e apikimit, kohëzgjatja mbetet e njejtë. Reforma i dedikohet ripërtëritjes së sistemit, të cilin e implementuam në mars të vitit 2011. Prej atëherë kemi dorëzime në formë elektronike, por ne si Regjistër qendror nuk jemi të kënaqur nga niveli i shfrytëzimit dhe ajo që lihet në dispozicion të shfrytëzuesve të këtij sistem”, thotë Kostadinovski.

Regjistrimi do të jetë pa kurrfarë shpenzimi as ndaj Regjistrit qendror, e as ndaj agjentit regjistrues, potencoi Kostadinovski.

Paralajmëron disa reforma që realizohen dhe do të realizohen në Depozituesin qendror të cilat kanë dalë nga terreni dhe me kërkesë së komunitetit afarist.

“Unë jam i kënaqur nga ajo që është realizuar dhe has zbatim në marrëdhëniet afariste të partnerëve afaristë midis shoqatave tregtare tek ato që për këtë kanë arritur vullnet nga të dy palët”, thekson drejtori i regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë Vanço Kostadinovski në intervistë për MIA-n.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *