Home / Lajme / Maqedoni / Rektori Dika kthehet nga vizita në SHBA (VIDEO)

Rektori Dika kthehet nga vizita në SHBA (VIDEO)

24 Korrik – Zamir Dika përfundoi me sukses Programin për udhëheqës ekzekutiv në Universitetin e Harvardit.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Zamir Dika, ditë më parë e përfundoi me sukses Programin ekzekutiv në Universitetin e Harvardit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkatësisht në Shkollën e Biznesit të Harvardit Harvard Business School, ku në të gjitha rangimet është e para në botë), në fushën e “Financave për udhëheqës ekzekutiv”. Në këtë program, që është i dizajnuar për liderë të insitucioneve relevante me qëllim të eksplorimit të strategjive për zhvillim institucional të bazuar në të dhënat dhe modelet me të përparuara financiare, kanë ligjeruar profesorët më eminent të kësaj shkolle të Universitetit të Harvardit. Për përfaqësuesit ekzekuiv të institucioneve të ndryshme nga 23 shtete që kanë qenë pjesë e këtij programi, është ofruar një mundësi e shkëlqyer për të analizuar nga afër modelet më bashkëkohore të menaxhimit finaciar, duke shfrytëzuar teknikat më të përparuara të analizave financiare të bazuara në studime rasti.“Kjo ishte një përvojë unike e gërshetimit të praktikës dhe teorisë nga rastet më aktuale, gjithnjë duke u bazuar në rezultatet e hulumtimeve shkencore për të transmetuar dije dhe kompetenca që hapin shtigje të reja për menaxhimin e institucioneve”, u shpreh pas kthimit nga Harvardi, rektori i UEJL-së, Zamir Dika. Për Universitetin e Evropës Juglindore, sipas tij, kjo është edhe një mundësi për ta avancuar modelin e vet unik në rajon dhe për të eksploruar rrugë të reja për përforcimin e pranisë së tij ndërkombëtare.uhet nënvizuar faktin se këtij programi i ka paraprirë edhe vizita zyrtare e rektorit Dika dhe prorektorit Andreë Goodspead në Universitetin e Indianës si një universitet partner strategjik i Universitetit të Evropës Juglindore, për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, shkëmbimit dhe partneritetit në projekte rajonale dhe ndërkombëtare. Në Bloomington, rektori Dika dhe prorerktori Goodspead kanë zhvilluar takime me zëvendëspresidentin e universitetit të Indianës, David Zaret, i cili njëherësh është edhe anëtar i Bordit të UEJL dhe Venkataramanan nga zyra e Provostit, të cilët njëzëri kanë konstatuar se midis këtyre dy institucione të arsimit të lartë ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm, duke vendosur theksin në domosdoshmërinë e thellimit të këtij bashkepunimi. Gjithashtu, në Bloomington është zhvilluar një takim i rëndësishëm edhe me dekanin e Kelley Business School i ranguar në top 25 instititucione të arsimit universitar, në rangimin global, Idalene dhe drejtorin e Programit global ekzekutiv për MBA, Richard , me të cilët UEJL është duke realizuar një program të përbashkët në lëmin e magjistraturës në administrimin e biznesit , ku një semestër realizohet nga kjo shkollë prestigjioze e biznesit. Seria e takimeve në Bllomington ka vazhduar edhe me drejtorin e programeve ndërkombëtare (International Programs) dhe instituteve me të cilët pritet të bëhet intensifikimi i marrëdhenieve dhe këmbimi i studenteve dhe stafit.

Njëkohesisht, në Indiannapolice është realizuar edhe një takim me rektorin e Universitetit të Indianës, Purdue dhe zevendesin e tij të cilët me shumë konsideratë janë shprehur për progresin që ka bërë UEJL gjatë kësaj periudhe, me çrast rektori Dika i ka falënderuar për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Në veçanti, duhet theksuar takimin me mikun e UEJL-së, dekanin e Fakultetit të Informatikës Matheë Palakal dhe përfqesuesit tjerë të kësaj shkolle të njohur globalisht. “Për Palakalin mund të thuhet lirisht se është kreatori i programit të shkencave kompjuterike në UEJL dhe në vazhdimësi ka ndjekur zhvillimin e këtij programi”, sqaron rektori Dika, duke shtuar se në këtë takim është biseduar edhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në fushën e hulumtimit shkencor, duke pasur parasysh edhe atë se disa pjesëtarë të kuadrit të UEJL kanë kryer studimet e magjistraturës dhe të doktoraturës në këtë fakultet dhe tani ofrohet mundësia që të konkurrohet me projekte të perbashkëta hulumtuese. Një rast i mirë është edhe shqyrtimi i mundesive për këmbimin e studentëve.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *