Home / Lajme / Maqedoni / Rënie e theksuar e natalitetit në Maqedoni

Rënie e theksuar e natalitetit në Maqedoni

27 korrik-Sipas këtij plani, çiftet që lindin fëmijën e dytë, tretë dhe të katërt përfituan dhe përfitojnë një pagë sociale për disa vite, ndërsa tani është në fuqi vetëm ndihma sociale vetëm për ato çifte me fëmijën e tretë.

Në Maqedoni po vazhdon rënia drastike e natalitetit, me ç`rast Enti Shtetëror i Statistikave ka regjistruar shifra serioze për rënien e lindshmërive.

Sipas të dhënave të ESHS-së, nataliteti nga viti 1995 deri në vitin 2012 ka shënuar rënie për 4 për qind.

Sipas një analize të demografëve, vendi po e humbë betejën me natalitetin dhe se statistikat janë shqetësuese. Qeveria përmes një plani social nuk arriti të shtojë numrin e lindshmërive.

Sipas këtij plani, çiftet që lindin fëmijën e dytë, tretë dhe të katërt përfituan dhe përfitojnë një pagë sociale për disa vite, ndërsa tani është në fuqi vetëm ndihma sociale vetëm për ato çifte me fëmijën e tretë.

Por, megjithë këto masa sociale për nxitjen e lindshmërive, nataliteti akoma vazhdon me trende negative.

Trendet negative janë tek komuniteti maqedonas, ndërsa rrezikohet nataliteti edhe tek komuniteti shqiptar. Rritje të natalitetit vazhdon të ketë komuniteti rom. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *