Home / Sport / Renova bazrazon 1:1 me Gostivarin

Renova bazrazon 1:1 me Gostivarin

Për KF Gostivarin kjo ka qenë ndeshja e parë kontrolluese, duke arritur që të nxjerrë dhe barazim. Gostivari në fillim e nisi mirë lojën me disa aksione, por më pas gjithçka u balancua nga Renova.

Dy ekipet shqiptare që këtë edicion do të garojnë në Ligën e Parë të Maqedonisë, KF Gostivari dhe KF Renova, sot në Ohër kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese.
Për KF Gostivarin kjo ka qenë ndeshja e parë kontrolluese, duke arritur që të nxjerrë dhe barazim. Gostivari në fillim e nisi mirë lojën me disa aksione, por më pas gjithçka u balancua, pasi që të dy ekipet bënin kujdes nga gabimet eventuale, duke përfunduar pjesë lojën e parë pa gola të shënuar.

Në 45 minutat e dyta, futbollistët e Renovës nga një goditje prej këndi arritën të shënojnë gol në portën e Gostivarit, përmes futbollistit Mexhit Neziri. Ndërsa vetëm pak para fundit të ndeshjes Gostivari barazon me përforcimin më të ri, struganin Flamur Tairi. Me këtë barazim lojtaret e Gostivarit treguan se janë të vendosur dhe se kanë kualitet për të garuar në Ligën e Parë.

Ekipi i Gostivarit vazhdon qëndrimin në Strugë ku është duke zhvilluar fazën e dytë përgatitore, ndërsa pritet që të zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *