Home / Sport / Renova kthehet në Tetovë

Renova kthehet në Tetovë

“Mendoj se kemi lënë pas përgatitje cilësore dhe kemi arritur të realizojmë planptogramin e stafit teknik. Në ndeshjet kontrolluese shihet se ekipi reagon mirë dhe nga ndeshja në ndeshje forma është duke shënuar përmirësim. Na mbetet të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fillim të sezonit dhe të përgatitur të kampionatin e ri”, shprehet mesfushori Izair Emini.

Renova e Xhepçishtit ka lënë pas përgatitjet 10-të ditore në Ohër dhe nga dita e dielë është kthyer në Tetovë, ku do të vijojnë përgatitjet para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit në vend. Para nisjes për në Tetovë, ekipi zhvilloi ndeshje kontrolluese me skuadrën e Pelisterit, duke arritur të shënojnë fitore me rezultat 2:0. Izair Emini në minutën e 82-të dhe i riu Mirand Maksuti në të 87-tën ishin autor të golave për xhepçishtasit, të cilët me sukses mbyllin qëndrimin 10 ditor në qendrën turistike në Ohër. “Mendoj se kemi lënë pas përgatitje cilësore dhe kemi arritur të realizojmë planptogramin e stafit teknik. Në ndeshjet kontrolluese shihet se ekipi reagon mirë dhe nga ndeshja në ndeshje forma është duke shënuar përmirësim. Na mbetet të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fillim të sezonit dhe të përgatitur të kampionatin e ri”, shprehet mesfushori Izair Emini, i cilli ngadalë arrin të gjejë formën e duhur dhe përveç se organizon lojën e Renovës, gjithashtu arrin edhe të rrikthehet të shënojë. Skuadra nga Xhepçishti deri në fillim të kampionatit nuk ka ndërmend të lëvizë nga Tetova, përveç ditës së mërkurë, kur është paraparë udhëtim për në Kratovë, ku do të zhvillojnë takim kontrollues me anëtarin e Ligës së Dytë, Sileksin. Kjo do të jetë ndeshja e fundit për Renovën, para startit të sezonit të ri më 4 gusht, kur ‘gjipspunuesit’ do të jenë mysafir të Napredokut në Kërçovë. “Renova vitin e fundit ka punuar shumë në rripërtrirjen e ekipi dhe besoj se këtë merkato kryesia bëri hapin e rradhës në këtë drejtim. Janë ofruar në ekip disa futbollistë cilësor, të cilët besojmë të japin kontributin e pritur. Ne më të moshuarit jemi aty për të ndihmuar në adaptim të shpejtë dhe së bashku të tentojmë të realizojmë ambiciet e drejtuesve. Mendoj se në sezonin e ri Renova do të paraqitet me një fytyrë të re, me lojë cilësore, e cila besojmë të sjellë rezultate pozitive”, përfundoi ish-futbollisti i Shkëndijës dhe Dritës së Bogovinës, Izair Emini.

Rexhepi së shpejti bashkohet në stërvitje

Përforcimi i kësaj vere i Renovës nga rradhët e Shkëndijës, Elmedin Rexhepi, gjatë përgatitjeve në Ohër pësoi lëndim dhe si pasojë së bashku me mbrojtësin Ersen Asani disa ditë më parë u kthyen në Tetovë, ku vazhduan rehabilitimin. Kontrollet mjekësore kanë diagnostifikuar këputje të disa fijeve në muskulin e këmbës së Rexhepit, të cilit i është rekomanduar pushim i rreptë disa ditor. Mirëpo tani gjendja e tij është përmirësuar dukshëm dhe pritet së shpejti të bashkohet me skuadrën në seancat stërvitore. “Ndjehem më mirë dhe mendoj se fijet e këputura të muskulit janë shëruar. Kam pushuar disa ditë dhe tani nuk ndjej ndonjë dhimbje të madhe. Besoj se këto ditë do të bashkohem me skuadrën dhe deri në start të sezonit të ri të jem në shërbimet e stafit teknik”, deklaroi Elmedin Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *