Home / Sport / Renova zhvendoset në Ohër

Renova zhvendoset në Ohër

“Kemi ardhur këtu në Ohër me qëllim për të shfrytëzuar kushtet më të mira që ofron kjo qendër. Besojmë që stafi teknik të realizojë planprogramin e hartuar, ndërsa varësisht prej skuadrave që do të përgatiten në këtë qendër, shpresojmë të zhvillojmë katër deri në pesë ndeshje kontrolluese, përmes të cilave ekipi do të tempojë formën”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

Skuadra e Renovës ka përfunduar me sukses fazën e parë të përgatitjeve verore dhe nga dita e mërkurë është vendosur në qendrën turistike në Ohër, ku do të zhvillojë fazën e dytë. Pasi në Tetovë stafi teknik në krye me Qatip Osmanin më shumë vëmendje i kushtoi përgatitjes fizike, tani më shumë do të punohet në planin tekniko-taktik, ndërsa pritet që të zhvillohen 4-5 ndeshje kontrolluese me ekipe që do të gjenden në këtë qendër. “Kemi ardhur këtu në Ohër me qëllim për të shfrytëzuar kushtet më të mira që ofron kjo qendër. Besojmë që stafi teknik të realizojë planprogramin e hartuar, ndërsa varësisht prej skuadrave që do të përgatiten në këtë qendër, shpresojmë të zhvillojmë katër deri në pesë ndeshje kontrolluese, përmes të cilave ekipi do të tempojë formën”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti, i cili njoftoi se trajneri Osmani do të llogarisë në të gjithë futbollistët, në përjashtim të Izair Eminit, i cili ka marë dy-tre ditë pushim shtesë. Renova këtë verë deri diku ka kompletuar pocesin e renovimit të ekipi, të nisur prej sezonit të kaluar, kur nga ekipi u liruan disa futbollistë më të vjetër. Këtë merkato përsëritet historia dhe formacioni thuajse krejtësisht ndryshe nga ai i dy viteve më parë. “Kryesia ka tentuar që të angazhojë futbollistë të rrinjë dhe këta që kanë ardhur janë para se gjithash djemë të mirë dhe që njëkohësisht posedojnë kualitet. Uroj që të adaptohen shpejt dhe të kemi rezultate më të mira se sezonin e kaluar. Duhet shumë punë, shumë seriozitet, profesionalizëm në të gjithë strukturat e klubit, nëse duam që të jemi pretendent për kreun e tabelës”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli. Skuadra nga Xhepçishti këtë merkato ka angazhuar Mexhit Nezirin dhe Elmedin Rexhepin, ndërsa nga ekipi janë larguar Stepanovski, Siljanovski, Pandev dhe Velia.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *