Home / Sport / Revoltohet Leo Mesi, ka tension te Barça…

Revoltohet Leo Mesi, ka tension te Barça…

Lionel Mesi, futbollisti më i çmuar blaugran dhe njeriu që bën çdo gjë për klubin, është mërzitur së tepërmi nga mungesa e mbështetjes. “Pleshti” ndodhet në një situatë të vështirë, pas problemeve financiare me tatimet, ndërsa akuzohet për evazion fiskal.

Te Barcelona periudha e pushimeve e ka tensionuar së tepërmi situatën. Gjendja nuk është aspak e mirë te kampionët e Spanjës, të cilët janë tronditur nga një ngjarje e fundit, që pason disa situata shqetësuese për klubin. Lionel Mesi, futbollisti më i çmuar blaugran dhe njeriu që bën çdo gjë për klubin, është mërzitur së tepërmi nga mungesa e mbështetjes. “Pleshti” ndodhet në një situatë të vështirë, pas problemeve financiare me tatimet, ndërsa akuzohet për evazion fiskal. Lojtari kërkon që ta mbyllë këtë çështje dhe është gati për bashkëpunim, duke propozuar madje edhe një pakt me organet shtetërore. Por, në klub këtë çështje e kanë ndjekur të distancuar, pa u përfshirë dhe i pa i dhënë mbështetjen futbollistit të tyre në këtë moment delikat. Presidenti Sandro Rosell dhe bordi i drejtorëve nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, madje, sipas së përditshmes spanjolle “El Pais”, ata edhe në mënyrë private nuk janë përpjekur që ta zgjidhin këtë çështje. Dhe kritikat për mënyrën se si sulmuesi e ka menaxhuar pasurinë e tij kanë qenë të shumta nga ana e drejtorëve. Në të tillë situatë, Mesi nuk e ka më atë marrëdhënie të ngushtë me ngjyrat blaugrana. Më parë, presidenti i klubit i dilte gjithnjë në mbrojtje lojtarëve, por tani situata ka ndryshuar.
E ardhmja – Lionel Mesi ka ardhur te katalanasit në moshën 13-vjeçare, por asnjëherë situata sipas “El Pais” nuk ka qenë më e tensionuar sesa kaq. Madje, argjentinasi në rast të një oferte shumëmilionëshe mund të vendosë të ndryshojë ekip. Diçka e paimagjinueshme për tifozët e Barçës, që ekipin e identifikojnë me “Pleshtin”. Pas 12 viteve me Mesin në klub, edhe drejtuesit nuk mund ta mendojnë atë larg Barçës, por duhet patjetër që të përmirësojnë marrëdhëniet që tashmë janë tronditur.
Përplasjet – Para pak ditësh, ishte Pep Guardiola që akuzoi presidentin Sandro Rosell se kishte përdorur sëmundjen e trajnerit Tito Vilanova për t’i bërë shantazh atij. Sipas teknikut të Bajernit të Mynihut, ai u kishte kërkuar drejtuesve mos ta shqetësonin dhe ta linin të lirë, por qëllimi i tyre ishte ta rikthenin katalanasin në stolin blaugrana. Aty ka nisur një përndjekje për Pepin, por ky i fundit u ka rezistuar tentativave të Rosellit. Por, një sjellje e keqe ka qenë edhe ndaj Erik Abidalit, që tashmë ka veshur fanellën e Monakosë. Francezi ende s’e ka kuptuar se përse kontrata e tij s’u rinovua. Ashtu si edhe David Vijas, që klubi tentoi ta zëvendësonte me Sançezin, e pastaj me Nejamrin, pa i dhënë shansin të rikuperohej plotësisht nga dëmtimi në Kupën e Botës për klube në 2011.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *