Home / Lajme / Maqedoni / Rexhepi: Ligji për amnisti legalizon krimin dhe kriminelët në veri

Rexhepi: Ligji për amnisti legalizon krimin dhe kriminelët në veri

Personat të cilët mund të amnistoheshin të përfshirë në krim, paraprakisht do duheshin të jenë të arrestuar, të gjykuar të dënuar, dhe amnistia zakonisht paraqet zbutjen e këtij dënimi apo faljen e këtij dënimi. Këto procese nuk kanë ndodhur dhe dhe kjo lloj amnistie mendoj se është heqje dorë nga drejtësia. Amnistia për krimin dhe kriminelet në veri është një lloj legalizimi I krimit”, deklaroi Rexhepi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme në Kuvendin e Kasovës ka kundërshtuar miratimin e projekt-ligjit për amnisti. Sipas tij, ky ligj legalizon krimin dhe kriminelët në veri të Kosovës.

“Amnistia nuk mund të ndodhë para se të ketë gjykim. Personat të cilët mund të amnistoheshin të përfshirë në krim, paraprakisht do duheshin të jenë të arrestuar, të gjykuar të dënuar, dhe amnistia zakonisht paraqet zbutjen e këtij dënimi apo faljen e këtij dënimi. Këto procese nuk kanë ndodhur dhe dhe kjo lloj amnistie mendoj se është heqje dorë nga drejtësia. Amnistia për krimin dhe kriminelet në veri është një lloj legalizimi I krimit”, deklaroi Rexhepi.

Edhe, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti deklaroi të enjten para Kuvendit të Kosovës në aksionin e VV-së kundër projektligjit për Amnisti se, nuk presin nga një pjesë e deputetëve kriminel që të votojnë kundër Projektligjit pasi sipas tij ata e përgatitën këtë ligj për tu vet-amnistuar.

Ai tha se shpresojnë se ka deputetë që kanë ndërgjegje dhe do të mundësojnë që të mos bëhen 80 vota për kalimin e ligjit.
Ahmeti njoftoi se gjatë seancës nuk do të ketë aksione për të ndaluar votimin.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella me deputetë tjerë të opozitës, gjatë seancës së sotshme të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se më 27 qershor u vendos edhe vasaliteti i opozitës ndaj pozitës, dhe sipas tij u bë fare e qartë se të ashtuquajturit deputetë opozitarë janë fals kur e kritikojnë Qeverinë.

“Këta deputetë opozitarë, Hashim Thaçit i bëhen rresht për një, janë do Hashim Thaca që vocërr, apo fotokopje e tij. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse sa kohë që ai do të jetë në pushtet, ata nuk do të jenë veçse nën sqetullën e tij. E kur ai të mos jetë më, dhe në Kosovë të lind një epokë e re, të gjithë do t’i merr me vete”, ka thënë Konjufca. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *