Home / Lajme / Maqedoni / Rezultatet nga matura sot në formë elektronike

Rezultatet nga matura sot në formë elektronike

8 korrik-Sivjet vlerësimin mesatar që e kanë arritur maturantët gjatë dhënies së provimit të maturës shtetërore këtë vit është 3,18 dhe është më i lartë nga vlerësimi i vitit të kaluar që ka arritur 3.09.

Rezultatet nga matura shtetërore sot do të mund të shihen në formë elektronike në faqen e internetit www.matura.gov.mk, ndërsa nesër do të publikohen edhe në tabelat e rezultateve në shkollat e mesme.

Sivjet vlerësimin mesatar që e kanë arritur maturantët gjatë dhënies së provimit të maturës shtetërore këtë vit është 3,18 dhe është më i lartë nga vlerësimi i vitit të kaluar që ka arritur 3.09.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski në konferencën e djeshme për shtyp për rezultatet paraprake nga matura shtetërore theksoi se te shumica e lëndëve ka përmirësim në arritjen në krahasim me vitet e kaluara.

“Ky është tregues për përmirësimin e njohurive adaptimin themelor të standardeve të maturës shtetërore”, vlerësoi Ristovski.

Rezultate më të mira këtë vit ka arritur gjimnazi i Manastirit “Josip Broz Tito”. Maturantët që nuk do të paraqesin ankesë të rezultateve do të mund t’i konsiderojnë si përfundimtare rezultatet paraprake

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *