Home / Lajme / Maqedoni / Riker: SHBA-të për çdo përpjekje për zgjidhjen e emrit (VIDEO)

Riker: SHBA-të për çdo përpjekje për zgjidhjen e emrit (VIDEO)

5 korrik – Kjo është theksuar nga zëvendës – ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Riker me këtë rast komentoi edhe nismën e kryeministrit Nikolla Gruevski për një takim me homologun e tij grek Andonis Samaras dhe formimin e ekipeve të përbashkëta për zgjidhjen e kontestit.

SHBA-të përshëndesin të gjitha përpjekjet për tejkalimin e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Kjo është theksuar nga zëvendës – ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Riker me këtë rast komentoi edhe nismën e kryeministrit Nikolla Gruevski për një takim me homologun e tij grek Andonis Samaras dhe formimin e ekipeve të përbashkëta për zgjidhjen e kontestit.

“Në përputhje me deklaratën time të dhënë disa javë më parë në Shkup, ne i bëjmë thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të shfrytëzojnë propozimin e ndërmjetësit Nimic si bazë, përmes së cilës mund të angazhohet për dialog dhe të zgjidhin çështjen e emrit. Ne përshëndesim të gjitha përpjekjet për këtë qëllim dhe se qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar”, ka theksuar Riker, duke nënvizuar nevojën e një dialogu sipas modelit të dialogut Prishtinë – Beograd.

Megjithatë, edhe pse janë shtuar debatet lidhur me nismën e Gruevskit, i cili përmes një letre drejtuar Samaras ka kërkuar intensifikimin e çështjes së zgjidhjes së emrit, Athina zyrtare akoma nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *