Home / Sport / Rishfaqet tumori, Vilanova lë Barcelonën

Rishfaqet tumori, Vilanova lë Barcelonën

Tito Vilanova nuk është më trajneri i Barcelonës, pasi paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme këtë të premte, veprim i motivuar nga arsyet shëndetësore.

Shtypi spanjoll informoi gjatë pasdites se trajneri i kampionëve të Spanjës në fuqi, i cili në sezonin e shkuar u detyrua të qëndronte disa muaj larg ekipit për shkak të një tumori në gjendrat limfotike, ka marrë lajme të këqija nga analizat e fundit mjekësore.

Tumori i tij është rishfaqur dhe Vilanovës i duhet të shkëputet sërisht, për t’iu përkushtuar një trajtimi më agresiv ndaj sëmundjes dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë më në gjendje që të ushtrojë funksionet në krye të skuadrës.

Dorëheqja e tij iu prezantua Barcelonës mëngjesin e së premtes dhe në një konferencë për shtyp, në orën 20:30, presidenti Sandro Rosell do të flasë për të dhëna të tjera.

Ndërkohë, trajneri i ri i Barcelonës është emëruar Joan Francesc Ferrer “Rubi”, i ardhur për të drejtuar nga skuadra e Gironës, në Kategorinë e Tretë Spanjolle, skuadra të moshave të Barçës në këtë sezon disa javë më parë.

Nuk është e qartë nëse gjysmëfinalistët e Champions League në sezonin e shkuar do të kërkojnë tashmë një trajneri të ri apo do të vazhdojnë t’i besojnë skuadrën Rubit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *