Home / Sport / Robinho drejt Santosit, Milan në sulm për Ljajiç dhe Levezzin

Robinho drejt Santosit, Milan në sulm për Ljajiç dhe Levezzin

Klubi brazilian i Santosit, dëshiron që sezonin e ardhshëm të ketë në ekip sulmuesin e Milanit, Robinho. Pas shitjes së Neymar, i cili kalojë në radhet e Barcelones drejtuesit e klubit brazilian janë vënë në kërkim të një lojtari të aftë, i cili do të zëvendësojë talentin e Seleçaos. Për momentin emri më i mundshëm që do të zërë vendin vakant të lënë nga Neymar shihet braziliani i kuqezonjve të Milan, Robinjo.

Vetë zyrtarët e klubit të Santosit kanë bërë me dije për deshiren e tyre, raportojnë mediat braziliane. Agjenti Mino Raiola ka refuzuar që të bisedojë me Santosin, për shkak të ofertës së ulët, por tani është vet Robinho ai që ka ulur kërkesat për pagën e tij, ndërsa edhe Milani ka bërë lëshime duke e ulur çmimin e lojtarit në 8.5 milionë euro, një shifer kjo mëse e përballueshme nga stafi drejtues i skuadres së Santosit që me shitjen e Neymar kanë përfituar më shumë se 50 milion euro.
Tani zyrtarët e Santosit kanë kohë të mendojnë 10 ditë, pasi pas 10 ditësh mbyllet afati i merkatos verore për Brazilin. Me shitjen e Robinjos, Galiani do të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të nisur merkaton e blerjes së një tjetër sulmues. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se në oret e fundit drejtuesit e djallit po punojnë fuqishem për të sjellë në Milanelo dy përforcime të rëndësishme në repartin e sulmit.
I pari në listen e Milan është talenti i Fiorentines Ljajiç, kartoni i te cili kushton plot 10 milion euro. Ndërsa së fundmi gjithashtu në listen e Galianit dhe alegrit ka përfunduar edhe argjentinasi Ezekuel Laveci. Ky i fundit është një dëshirë e madhe e teknikut Livornes Alegri, ndërsa pritet që të rikthehet në Milano gjithmonë nëse te kryeqytetasit francez të PSG do të shkojë bomberi i mirënjohur latin Edinson Kavani.
Laveci ka shprehur prej kohesh një adhurim për Milanon dhe konkretisht për skuadren kuqezi. Përveç largimit të shumëpërfolur të Robinjos, i cili pritet të zyrtarizohet në oret e ardhshme nga Milan mund të largohen edhe dy mesfushoret Noçerino dhe Flamini, që të dy kanë dalë jashtë skemave të teknikut Algri për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *