Home / Sport / Robinjo rinovon deri në 2016-n mes gënjeshtrave

Robinjo rinovon deri në 2016-n mes gënjeshtrave

Duke parë që 29-vjeçari ishte në vitin e fundit të tij, të dyja palët kanë rënë dakort për të vazhduar së bashku, ndonëse nga sezoni i ardhshëm, Robinjo do fitojë 3 milionë euro në vit dhe jo 4.5 milionë saç do fitojë, të paktën deri verën e ardhshme.

Robinjo dhe Milani do të vazhdojnë së bashku deri në 30 qershor 2016. Ky është lajmi që ka ardhur dje në mbrëmjen e vonë, nga selia kuqezi. Sulmuesi brazilian, i cili ishte mes tratativave të merkatos së verës, me Santosin deri pak ditë më parë dhe me Monakon në orët e fundit, ka vendosur që të qëndrojë te “Djalli”. Duke parë që 29-vjeçari ishte në vitin e fundit të tij, të dyja palët kanë rënë dakort për të vazhduar së bashku, ndonëse nga sezoni i ardhshëm, Robinjo do fitojë 3 milionë euro në vit dhe jo 4.5 milionë saç do fitojë, të paktën deri verën e ardhshme. Rinovim mes kaosit – Dje administratori Adriano Galiani dhe babai-menaxher i futbollistit patën acaruar tonet. Ata patën një takim prej 50 minutash në selinë e 18 herë kampionëve të Italisë, por në fund asgjë nuk u sqarua mbi të ardhmen e sulmuesit. Të dyja palët përgënjeshtruan njëri-tjetrin, duke e shndërruar çështjen “Robinjo” në një intrigë, pas zgjidhjes finale në mbrëmje. I pari që la selinë ishte babai i brazilianit, i cili ka theksuar: “Me Galianin nuk folëm për të ardhmen e djalit tim, por vetëm për çështje burokratike. Robinjo është i lumtur te Milani, por nuk e di nëse do vazhdojë të qëndrojë këtu.”. Pas tij ishte radha e Galianit, që si gjithmonë përpara kamerave, bëri diplomatin: “Largimi i Robinjos nga Milani është çështje e mbyllur, aq më shumë që mund të shkojë te Santosi. Ne i kemi ofruar rinovimin dhe unë jam optimist që do i mbyllim bisedimet me sukses”. Por pavarësisht këtyre përgënjeshtrimeve, në fund si gjithmonë fitoi diplomacia e “mjeshtrit” Adriano Galiani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *