Home / Sport / Rosell: Jemi me fat që e blemë Neymarin më herët

Rosell: Jemi me fat që e blemë Neymarin më herët

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell thotë se gjiganti katalunas është me fat që e bleu talentin Neymar para Kupës së Konfederatave.

Ai është i bindur se pas këtij evenimenti, ku ish futbollisti i Santosit shkëlqeu, duke u zgjedhur lojtari më i mirë, vlera e përfaqësuesit brazilian do të rritej edhe më tej dhe konkurrentët do të shtoheshin.

“Disa njerëz thonë se e kishim fatin që ta blinim para Kupës së Konfederatave. Po, them se ishim me fat”, ka thënë numri 1 i Barçës, i cili foli edhe për huazimin e Bojan Krkicit në Ajax.

“Bojani është një djalosh i mirë dhe ka nevojë për të luajtur. Ajaxi është skuadra perfekte, sepse ia mundëson të zhvillohet dhe të luajë në një ambient mjaft të përafërt me atë të Barcelonës”, përfundoi Rosell.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *