Home / Sport / Rufea-M miqësore me Zajazin

Rufea-M miqësore me Zajazin

“Zajazi nuk planifikon që të ketë rol serik në Ligën e Dytë dhe për këtë qëllim jemi të vendosur që të krijojmë ekip që me sukses do të kalojë sfidat që sjell kategoria e dytë. Kemi angazhuar disa përforcime dhe me futbollistët që kishim në dispozicion besojmë të komponojmë formacion kualitativ që do të luajë rol të rëndësishëm në Ligën e Dytë”, shprehen nga tabori i Zajazit.

Skuadrat e Ligës së Dytë me intensitet të shtuar janë duke bërë përgatitjet për sezonin e ri dhe pasi kanë realizuar me sukses fazën e parë përgatitore, tani në fazën e dytë në program janë ushtrimet tekniko-taktike, ndërsa përmes zhvillimit të ndeshjeve kontrolluese kërkohet gjetja e formës dhe formacionit ideal. Pikërisht në këtë drejtim, skuadrat Rufeja-M nga Miletina e Tetovës dhe Zajazi i promovuar në Ligën e Dytë këtë vit, të martën në stadiumin e fshtait Brvenicë do të zhvillojnë ndeshje kontrolluese, në të cilën do të kërkojnë të testojnë formën momentale të futbollistëve. “Besojmë që kemi kryer me sukses pjesën e parë të përgatitjeve dhe tani përmes ndeshje kontrolluese do të komponojmë ekipin. Ne besojmë në punën tonë dhe nëse vazhdojmë me këtë rritëm, shpresoj që fillimin e kampionatit do ta presim të gatshëm”, deklaroi drejtori sportiv i Rufea-M, Jasin Fetishi. Ndërkohë Zajazi, ekip që këtë vit për herë të parë do të luajë në Ligën e Dytë, kërkon që përmes kësaj miqësore të shohë nëse ka prekur nivelin e lojës për sfidat e një rangu më lartë, ndërsa njëkohësisht si trajneri i Zajazit, Zoran Gjorgjievski, ashtu edhe ai i Rufesë, Halim Hodai, këtë përballje do ta shfrytëzojnë për të parë prej afër formën e disa futbollistëve të angazhuar si përforcime në këtë merkato. “Zajazi nuk planifikon që të ketë rol serik në Ligën e Dytë dhe për këtë qëllim jemi të vendosur që të krijojmë ekip që me sukses do të kalojë sfidat që sjell kategoria e dytë. Kemi angazhuar disa përforcime dhe me futbollistët që kishim në dispozicion besojmë të komponojmë formacion kualitativ që do të luajë rol të rëndësishëm në Ligën e Dytë”, shprehen nga tabori i Zajazit. Përballja kontrolluese Rufea-Zajazi zhvillohet të martën në stadiumin e fshatit Brvenicë të Tetovës, me fillim në orën 17:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *