Home / Sport / Rufeja-M kompelton përforcimet

Rufeja-M kompelton përforcimet

“Rufeja-M ka për qëllim krijimin e një skuadre stabile, me organizim të mirëfilltë, e cila në sezonin e ri garues do të arrijë të realizojë ambiciet që kemi paraprë. Uroj që futbollistët të kenë shëndet, ndërsa me shumë punë, besoj se gjithçka do të shkojë si duhet”, deklaroi pronari i KF Rufeja-M, Samet Rasimi.

Skuadra e futbollit Rufeja-M nga fshati Miletinë e Tetovës ngadalë ka kompletuar ekipin nga i cili priten rezultate pozitive sezonin e ri në Ligën e Dytë të futbollit në vend. Ekipi që sezonin e kaluar zuri vendin e pestë, në sezonin e ri do të jetë me një ‘fytyrë të re’, pasi skuadra ka përjetuar shumë ndryshime në përbërje. Turbulencat që përfshinë ekipin në fund të sezonit të shkuar dhe më pas edhe pas përfundimit të garaca sollën deri në largimin e një sërë futbollistësh, si: Valmir Alili, Mentor Arifi, Brilant Syla, Mumin Sallai, Leonard Kallaba, Shaban Suliman, Mentor Idrizi dhe Xhevat Shaqiri. Mirëpo megjithë numrin e madh të futbollistëve të larguar, kryesia nuk ka ndenjur duarkryq dhe shprastirat e krijuara në ekip i ka mbuluar me përforcime adekuate, të cilët pritet të japin rezultatet e duhura. Në merkaton e verës Rufeja-M në rradhët e saj ka angazhuar: Agon Hashimi, Besim Adili, Xhenis Munishi, Rahim Memedi (i rikthyer në skuadër), Adis Emurli, Daniel Radevski, Nikolla Sekulloski, Milan Bogdanovski, Bekim Sadiku dhe i riu Amir që vjen nga skuadra e Renovës. Shefi i stafit teknik, Halim Hodai, përmes seancave të rregullta stërvitore punon në komponimin e duhur të skuadrës, ndërsa duke zhvilluar ndeshje kontrolluese kërkon formacionin ideal, që do të bartë barën kryesore në sezonin e ri. “Rufeja-M ka për qëllim krijimin e një skuadre stabile, me organizim të mirëfilltë, e cila në sezonin e ri garues do të arrijë të realizojë ambiciet që kemi paraprë. Uroj që futbollistët të kenë shëndet, ndërsa me shumë punë, besoj se gjithçka do të shkojë si duhet”, deklaroi pronari i KF Rufeja-M, Samet Rasimi, njeri ambicioz dhe i përkushtuar ndaj skuadrës së tij, me qëllim të qartë për të dëshmuar se Miletina mund të ketë një skuadër me organizim të mirëfilltë në futbollin vendor.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *