Home / Sport / Rummenigge: Nuk e shesim Shaqirin

Rummenigge: Nuk e shesim Shaqirin

Drejtori gjeneral i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, e ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes së mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqirit.

Mediat angleze raportuan se Liverpooli është i interesuar për shërbimet e Shaqirit dhe se do të bënin ofertë për të, teksa nëpër disa media tjera u raportua se Bayerni do ta përdorë kosovarin për ta blerë Luis Suarezin. Mirëpo, është drejtori gjeneral i klubit i cili i ka hedhur poshtë të gjitha këto spekulime.

“Ne nuk e kemi ndërmend ta shesim apo ta huazojmë Shaqirin. Trajneri (Guardiola) është shumë i kënaqur me të”, ka thënë Rummenigge gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua përforcimi i ri, Thiago Alcantara.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *