Home / Lajme / Rajon / Saraçini pret intensifikim të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Saraçini pret intensifikim të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Prishtinë, 23 korrik 2013-Në vitin 2011 këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës është 576,9 milionë dollarë amerikanë me suficit të anës së Maqedonisë prej 504,8 milionë dollarë. Në vitin 2012 këmbimi arriti deri në 420,8 milionë dollarë, ndërsa suficiti ka rënë në 363,8 milionë dollarë. Në pesë muajt e parë të këtij viti këmbimi tregtar është 122,4 milionë dollarë dhe shënohet suficit prej 99,9 milionë dollarë.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot qëndroi për vizitë pune në Republikën e Kosovës, ku realizoi takime me ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota, atë të Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli dhe të Financave Besim Beqaj.

Ministri Saraçini shprehi kënaqësi nga shkalla e zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

“Biseduam për projekte mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik së të dy shteteve dhe shpresoj se bashkëpunimi të cilin sot e kemi në planin ekonomik do të vazhdojë dhe do të intensifikohet. Me Kosovën kemi shumë punë të përbashkëta të cilat duhet t’i përfundojmë në pajtueshmëri me rekomandimet e KE-së dhe Bashkësisë energjetike evropiane. U dakorduam që bashkarisht të aplikojmë me projekte të përbashkëta deri te fondet ndërkombëtare që kompanitë të munden me sukses të aplikojnë dhe t’i përfundojnë negociatat”, deklaroi Saraçini.

Ai theksoi se nga ministri kosovar i Infrastrukturës Mujota është informuar se nga fundi i vitit do të fillojë ndërtimi i autortadës nga Prishtina deri në Bllacë, i cili do të përfundohet për 42 muaj.

“Veçmë janë kryer të gjitha hollësitë dhe pritet të zgjidhet vetëm kompania e cila do ta ndërtojë autostradën”, shtoi Saraçini, i cili tha se në pajtim me programin qeveritar në gjysmën e dytë të vitit 2014, Maqedonia duhet ta publikojë thirrjen publike për zgjedhje të kompanisë e cila do ta ndërtojë autostradën Shkup-Bllacë.

Paraprakisht duhet të përfundohen të gjitha procedurat tjera dhe të përpunohet fizibiliti studim dhe të vendoset se cili burim i financave është më përfitues.

Në takim është bërë fjalë edhe për implementimin e legjislacionit të Maqedonisë në pjesën e lëndëve të para minerale në Kosovë.

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota theksoi se vizita është në kohë të vërtetë dhe theksoi se pret që së shpejti të firmoset marrëveshje në sferën e transportit midis dy shteteve.

“Pres që së shpejti të kemi edhe marrëveshje në sferën e transportit për shkak se është shumë e rëndësishme që të mos ketë nevojë për vendosje të masave reciproke”, tha Mujota dhe shtoi se masa prej njëqind euro, është sjellur për shkak të presionit të madhe nga transportuesit kosovarë.

Ministri Fadil Ismajli tha se ka kapacitet të madh për bashkëpunim në sferën e energjetikës midis dy vendeve. “Kosova ka sasi të mëdha të thëngjillit të cilat mund t’i eksportojmë në Maqedoni për prodhimin e energjisë elektrike. Maqedonia në të kaluarën e përdorte thëngjillin tonë dhe për këtë arsye konsideroj se ka mundësi për bashkëpunim të suksesshëm edhe në të ardhmen”, tha Ismajli.

Ministri Saraçini u takua edhe me ministrin kosovar të Financave Besim Beqaj.

Kosova është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe është vend me të cilin realizon këmbim më të madh tregtar. Tregtia e përgjithshme midis dy vendeve zhvillohet lirshëm dhe pa doganë.

Në vitin 2011 këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës është 576,9 milionë dollarë amerikanë me suficit të anës së Maqedonisë prej 504,8 milionë dollarë. Në vitin 2012 këmbimi arriti deri në 420,8 milionë dollarë, ndërsa suficiti ka rënë në 363,8 milionë dollarë. Në pesë muajt e parë të këtij viti këmbimi tregtar është 122,4 milionë dollarë dhe shënohet suficit prej 99,9 milionë dollarë.

Më së shumti nga Maqedonia në Kosovë eksportohet naftë dhe derivate të naftës pas të cilave pasojnë ilaçet, prodhimet e furrave dhe çimento, ndërsa më së shumti importphen gypa të salduara, ujë mineral dhe i gazuar dhe pije joalkoolike, copëza nga çeliku i leguar dhe tryeza pastike.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *