Home / Lajme / Maqedoni / Seanca të dy komisioneve në Kuvend

Seanca të dy komisioneve në Kuvend

29 korrik-
Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin e gjësendeve të organeve shtetërore në leximin e parë, Propozim ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar, tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin e gjësendeve të organeve shtetërore në leximin e parë, Propozim ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar, tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave, kontributeve për sigurimin pensional dhe invalidor si dhe interesave dhe taksave dytësore taimore dhe obligimeve në bazë të kredive në denarë në urdhëresë të përhershme në Ndërmarrjen publike për ekonomizim me pyje “Pyjet e Maqedonisë” në leximin e dytë dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike në leximin e dytë.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji organizon debat publik për Propozim ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuele.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *