Home / Lajme / Maqedoni / Seanca të tre komisioneve kuvendore

Seanca të tre komisioneve kuvendore

30 korrik-Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është debati publik për Propozim ligjin për mediat, ndërsa Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të shqyrtojë më shumë pika në mesin e të cilave edhe përcaktimi i propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve në Kuvendin e RM-së.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për transport, lidhje dhe ekologji dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim ligjet për zonat industriale të gjelbra, për ndryshimin e Ligjit për furnizimet publike dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, të gjitha në leximin e dytë.

Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është debati publik për Propozim ligjin për mediat, ndërsa Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të shqyrtojë më shumë pika në mesin e të cilave edhe përcaktimi i propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve në Kuvendin e RM-së.

Në rend dite të Komisionit janë edhe përcaktimi i mendimit për Propozim-rregulloren për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Shërbimin e Kuvendit të RM-së, dhe për Propozim-rregulloren për ndryshimin e Rregullores për organizim të brendshëm të Shërbimit të Kuvendit të RM-së, si dhe përcaktimi i propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e ndonjë anëtari të Këshillit për statistikë të RM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *