Home / Lajme / Maqedoni / Seancë e përbashkët qeveritare Maqedoni-Bullgari në Qustendil

Seancë e përbashkët qeveritare Maqedoni-Bullgari në Qustendil

26 korrik-Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se ky është një hap pozitiv në kontributin e përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vazhdimin e praktikës pozitive të mbajtjes së takimeve me udhëheqësit e shteteve fqinje dhe seanca të përbashkëta qeveritare, siç ishte seanca me Qeverinë serbe, së shpejti me Bullgarinë në Qustendil, ndërsa ka disponim dhe përgjigje pozitive në iniciativat e Maqedonisë për seancat e përbashkëta qeveritare edhe nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Qeveria e Maqedonisë dhe Bullgarisë do të mbajnë seancë të përbashkët të dielën më 28 korrik në qytetin kufitar bullgar Qustendil. Sipas informacioneve, pritet që në takim nga ana e Maqedonisë krahas kryeministrit Nikolla Gruevski, të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Dimovski.

Në takim do të bisedohet për përparimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për çështje me interes të të dy vendeve, për integrimet evropiane dhe euroatlantike të rajonit, thellimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e këmbimit tregtar dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se ky është një hap pozitiv në kontributin e përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vazhdimin e praktikës pozitive të mbajtjes së takimeve me udhëheqësit e shteteve fqinje dhe seanca të përbashkëta qeveritare, siç ishte seanca me Qeverinë serbe, së shpejti me Bullgarinë në Qustendil, ndërsa ka disponim dhe përgjigje pozitive në iniciativat e Maqedonisë për seancat e përbashkëta qeveritare edhe nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Ky takim është në funksion të thellimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe përparimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, porosi për ardhmërinë rajonit, integrimit evropian dhe euroatlantik dhe mundësi që të diskutohet për shumë çështje siç janë rritja e bashkëpunimit ekonomik, tejkalimi i sfidave, për projektet më të mëdha infrastrukturore prej të cilave kanë interes qytetarët e të dy vendeve, për këmbim tregtar dhe bashkëpunim në bujqësi dhe çështjet tjera me interes të të dy vendeve, për çdo rast ky është dialog dhe bashkëpunim pozitiv fqinjësor dhe një hap pozitiv për perspektivat e rajonit, thotë në deklaratën për MIA-n zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Në suaza të seancës, do të mbahet edhe takim mes kryeministrave Gruevski dhe Oresharski, dhe takime të ndara të anëtarëve prezent nga të dy palët, që pastaj të rrumbullakosohet takimi me seancë të përbahskët plenare ndërqeveritare

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *