Home / Lajme / Maqedoni / Semimaturantët nuk vazhdojnë shkollimin e mesëm (VIDEO)

Semimaturantët nuk vazhdojnë shkollimin e mesëm (VIDEO)

Tetovë, 02 Korrik – Semimaturantët si duket nuk janë të interesuar për të vazhduar shkollimin e mesëm, edhe pse vitin shkollor 2012/2013 kanë mbaruar 2596 semimaturantët në komunë e Tetovës dhe komunat rurale shkollat e mesme profesionale ankohen se semimaturantët nuk janë të interesuar për të vazhduar shkollimin në këto shkolla.

Njëra nga arsyet që e përmendin drejtorët e shkollave profesionale për mos interesimin e nxënësve në këto shkolla është edhe ajo se në shkollat e përgjithshme, pranohen nxënës me sukses jo të mjaftueshëm për këto drejtime, gjë që mohohet nga shkollat e mesme të përgjithshme.
Në bazë të statistikave nëse numri i semimturatëve pjesëtohet me numrin e paralele sa duhet të ketë në të gjithë 74 shkollat vjen që në çdo klasë të ketë nga 29 nxënës. Gjë që nuk është duke ndodhur

Në shkollën e mjekësisë bënë apel kohë më parë që në këtë shkollë të paraqiten, nxënësit që kanë sukses të merituar pasi që në këtë shkollë numri i pikëve është maksimum.

Numër drastik të mungesës së nxënësve është duke u vërejtur në të gjithë shkollat, por sipas drejtorëve mungesë është edhe ajo që shumë semimaturat ose nuk regjistrohen në shkollat e mesme ose shkojnë në mërgim me familjen. Por për këtë duhet ta mbajë përgjithësi inspektorati i ministrisë së arsimit. Ndërsa tek pala maqedonase numri i semimaturatëve është ulur shumë ku si tepricë janë 366 vende të lira në shkollat e mesme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *