Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 16 vjetori i ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut 1997 në Gostivar (VIDEO)

Shënohet 16 vjetori i ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut 1997 në Gostivar (VIDEO)

Gostivar, 9 Korrik – Nderi dhe kontributi për veprën e dëshmorëve nuk është i mjaftueshëm asnjëhere sepse dëshmorët dhanë jetën e tyre për të drejtat tona dhe ato i takojnë vetëm atdheut. Në emër të këtij ideali dhe amaneti të gjithë ne duhet të nderojmë veprat e dëshmorëve të të gjitha betejave dhe të gjitha koherave”, tha kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Një delegacion i udhëhequr nga kryetari i RDK-së Rufi Osmanit, deputetes Flamure Demiri-Kreci dhe Naxhi Xhelili dhe grupi i këshilltareve në krye me koordinatorin Vesel Memedi, me rastin e 16 vjetorit të ngjarjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997, bëri homazhe mbi varret e dëshmorëve të flamurit.

Delegacioni vendosi lule të freskëta mbi varret e dëshmorëve, Dr. Shpend Iseinit, Nazmi Saliut dhe Milaim Dautit, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të flamurit kombëtar.

“Sot bëhen 16 vjet nga ngjarjet tragjike dhe heroike të 9 korrikut të vitit 1997, ngjarje në të cilat populli shqiptar i Gostivarit rrezistoi në mënyrë demokratike ndaj intervenimit brutal policor për heqjen joligjore të flamurit shqiptar para ndërtesës së komunës së Gostivarit. Në këtë ballafaqim të pabarabartë me policinë e armatosur maqedone humbën jetën dëshmorët e flamurit Nazmi Saliu, Shpend Iseini dhe Milaim Dauti dhe u malltretua dhe u keqpërdor një qytet i tërë. Në mandatin 2009-2013 kur komuna e Gostivarit udhëhiqej nga kuadrot e RDK-së u bën shumë përpjekje për rehabilitimin institucional të deshmorëve të flamurit dhe familjareve të dëshmorëve dhe kjo ndodhi e veçantë kombëtare u ngrit në nivel të një manifestimi të rëndësisë së veçantë. Në vitin 2012 u ndërtuan përmendoret për Nazmi Saliun në Turçan dhe Milaim Dautin në Dobërdoll ndërsa po këtë vit u ngrit iniciativa për pavarsimin e shkollës fillore në fshatin Forinë dhe kjo shkollë me vendim të këshillit të komunës së Gostivarit mori emrin Dr. Shpend Iseini. Nderi dhe kontributi për veprën e dëshmorëve nuk është i mjaftueshëm asnjëhere sepse dëshmorët dhanë jetën e tyre për të drejtat tona dhe ato i takojnë vetëm atdheut. Në emër të këtij ideali dhe amaneti të gjithë ne duhet të nderojmë veprat e dëshmorëve të të gjitha betejave dhe të gjitha koherave”, tha kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Në homazhe morën pjesë edhe këshilltarët nga rradhët e RDK-së në Gostivar, familjarët dhe bashkëfshatarët e dëshmorëve nga Turçani i Vogël, Forina dhe Dobërdolli.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *