Home / Lajme / Maqedoni / Sheqerinska: Vetëm me LSDM-në në pushtet, mund të fillojnë negociatat me BE-në

Sheqerinska: Vetëm me LSDM-në në pushtet, mund të fillojnë negociatat me BE-në

7 korik-“Raporti me mediat nuk është temë vetëm në Maqedoni, por për të flasin dhe kritikojnë të gjitha institucionet evropiane nga të cilat kërkojmë mbështetje. Dhe kur të shohin këtë situatë deputetet e Parlamentit Evropin (PE), zyrtarët e Komisionit Evropian (KE) por edhe të vendeve-anëtare të BE-së, do të thonë: ‘Prisni, si ka mundësi të angazhohem për Maqedoninë në kontestin e emrit, kur m’i merrni të gjitha argumentet?’”, ka theksuar Sheqerinska.

Zëvendëskryetarja e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Radmilla Sheqerinska, në një intervist për radio Evropa e Lirë ka deklaruar se subjekti i saj po qe se vjen në pushtet do të gjejë mënyrë për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sheqerinska me këtë rast ka theksuar se Maqedonia është në “pozicion llogoresh”, për shkak të raporteve me Greqinë por dhe për shkak të “autogolave” që, sipas saj, Qeveria po i jep vetvetes.

“Raporti me mediat nuk është temë vetëm në Maqedoni, por për të flasin dhe kritikojnë të gjitha institucionet evropiane nga të cilat kërkojmë mbështetje. Dhe kur të shohin këtë situatë deputetet e Parlamentit Evropin (PE), zyrtarët e Komisionit Evropian (KE) por edhe të vendeve-anëtare të BE-së, do të thonë: ‘Prisni, si ka mundësi të angazhohem për Maqedoninë në kontestin e emrit, kur m’i merrni të gjitha argumentet?’”, ka theksuar Sheqerinska.

ZV/ kryetarja e LSDM-së, thotë se me këto probleme që ka shkaktuar Qeveria, nuk merr kush të mbrojë vendin tonë.

“Ne do ta ndryshojmë menjëherë këtë, dhe Maqedoninë do ta bëjmë më të fortë në bisedimet me Greqinë”, ka deklaruar Radmilla Sheqerinska, zv/ kryetare e LSDM-së.ALSAT-M

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *