Home / Lajme / Maqedoni / SHGM, SPGM, IMM dhe QZHM kërkojnë tërheqjen e ligjit për mediat

SHGM, SPGM, IMM dhe QZHM kërkojnë tërheqjen e ligjit për mediat

18 korrik-Si vërejtje kryesore, Selmani e theksoi pavarësinë e trupit rregullator, gjegjësisht Agjencinë për media pasi që, thotë, shumica e anëtarëve të Këshillit në kuadër të këtij trupi i propozojnë institucionet politike – Kuvendi dhe BNJVL-ja.

Propozim-ligji për mediat të tërhiqet pasi që nuk ka nevojë prej tij, ndërsa Propozim-ligji për audio dhe shërbime mediale audiovizuele të korrigjohet në pajtim me vërejtjet e institucioneve vendore dhe të huaja, kërkojnë Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë-SHGM, Sindikata e Pavarur e gazetarëve të Maqedonisë-SPGM, Instituti maqedonas për media -IMM dhe Qendra për zhvillimin e mediave-QZHM.

Siç theksoi në konferencën e sotme të përbashkët, Naser Selmani nga SHGM, kjo rregullativë e re ligjore, gjegjësisht këto dy Propozim-ligje të cilat gjatë kësaj jave janë dakorduar në Qeveri, nuk janë në frymën e standardeve evropiane pasi që nuk janë vendosur vërejtje esenciale.

Si vërejtje kryesore, Selmani e theksoi pavarësinë e trupit rregullator, gjegjësisht Agjencinë për media pasi që, thotë, shumica e anëtarëve të Këshillit në kuadër të këtij trupi i propozojnë institucionet politike – Kuvendi dhe BNJVL-ja. Nuk pranohet, shton, sugjerimi i ekspertit të Këshillit të Evropës nominimi dhe përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime të bëhet me shumicë prej dy të tretave, ndërsa akoma më shumë ndikim politik, thekson ai, ka rreth nominimit të anëtarëve të Këshillit të RTVM-së e cila numëron 13 anëtarë prej të cilëve 10 propozojnë institucione politike dhe publike. Me këtë, thekson Selmani, zvogëlohen që RTVM të shndërrohet në servis të vërtetë publik të qytetarëve. Nuk është rregulluar as çështja për rregullim dhe për përgjigje në pajtim me direktivën evropiane për shërbimet audiovizuele, ndërsa nuk është ruajtur parimi i proporcionalitetit në pjesën e dispozitave ndëshkuese.

Ndryshe, në lidhje me vetë procesin e sjelljes së dy ligjeve nga sfera e mediave, Selmani theksoi se SHGM dhe tri shoqatat e tjera do ta ndjekin procesin, do të jenë të pranishëm në opinion dhe do të paralajmërojnë për pasojat nëse sillen ato.
Opozita maqedonase kundërshtoi ashpër, duke kontestuar legjitimitetin e qeverisë për të krijuar një kornizë të mirëfilltë ligjore për sferën e mediave. Sipas saj, të gjitha nenet kontestuese në drejtim të kontrollit të mediave janë futur në Ligjin për media, që doli si ligj plotësues jashtë Ligjit për shërbime audio vizuele, i cili monitorohet nga Komisioni Evropian.

“A ia vlen që të debatojmë me njerëz të cilët rrahën dhe dëbuan gazetarët më 24 dhjetor, të cilët mbyllën televizionet dhe mediat e shkruara më me ndikim në Maqedoni. Qeveri e cila e solli shpifjen dhe ofendimin si metodë për vetë-censurë, Qeveri e cila lejoi të ulemi për 22 vende në vendin e 116, Qeveri e cila mban në paraburgim gazetarë për artikull që nga viti 2008, dhe Qeveri që nuk mblodhi forca të shkonte në varrimin e Nikolla Mlladenovit… Ky draft nuk është adaptuar as me Shoqatën e Gazetarëve, as me OSBE-në, as me rekomandimet e ekspertëve të Komisionit Evropian”, tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.

Ministri Ivo Ivanovski mohoi se OSBE-ja ka pasur vërejtje për versionin e ri të Ligjit.

“Që në fillim, Makraduli tha disa fakte se OSBE-ja tashmë ka komentuar këtë version. OSBE-ja ende nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë version-draft. Atë që keni lexuar, ka qenë koment për versionin e vjetër, para se të mbanim takim në Vjenë me OSBE-në ku qartësuam shumë gjëra”, deklaroi Ivo Ivanovski, Ministër i Shoqërisë Informative.

Mohimet e tilla të ministrit Ivanovski, sipas Makradulit, janë manipulime të opinionit, ose mungesë informimi e ministrit Ivanovski. OSBE-ja e komentoi versionin e ri, vetëm 2 ditë pas miratimit në Qeveri.

“Nuk besoj që ministri është aq i pa informuar, për faktin se OSBE-ja ka pasur kritika për herë të dytë, që u dhanë më 13 korrik e që referohen në ligjin që kaloi në seancën qeveritare të cilin ministri Ivo Ivanovski po e shpjegonte gjatë konferencës. Supozoj që shërbimet nuk e kanë fshehur këtë nga ai, kështu që, ai në këtë moment mundohet ta manipulojë publikun, sepse komentet që unë i lexoja ishin për versionin e dytë të dhënë më 13 qershor 2013, e që kanë të bëjnë konkretisht me këtë version për të cilin po flet Z. Ivo Ivanovski”, u shpreh Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.

OSBE-ja, në komentimin e dy draft-ligjeve të reja theksonte se ka ende paqartësi në klauzolën e shpifjes dhe ofendimit, në definicionin e gazetarit, vetë-rregullimin, në revokimin e licencës, kufizimet e pronësisë, agjencinë rregullatore të medias dhe mungesën e shoqërisë civile në këshillin drejtues të shërbimit publik.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *