Home / Lajme / Maqedoni / Shkatërrohet armë dhe drogë në furrat e ‘Jugohrom Feroalois’ (VIDEO)

Shkatërrohet armë dhe drogë në furrat e ‘Jugohrom Feroalois’ (VIDEO)

“Janë asgjësuar rreth 345 lloje të armëve të ndryshme, si dhe drogë prej 226 kilogramëve marijuane, heroinë prej 60 kilogramëve si dhe mbi 15 mijë tableta ekstazë”, theksoi ministrja Jankullovska. Sipas saj, pjesa më e madhe e drogës së kapur ishte zbuluar në pikat kufitare dhe ishte dedikuar për tregjet evroperëndimore.

Rreth 300 kilogram drogë dhe sasi e konsiderueshme e armëve sot janë asgjësuar në shkritoren “Jugohrom” në Tetovë, nën mbikqyrjen e ministres së brendshme, Gordana Jankullovska dhe ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti.

Në mesin e materialeve dhe lëndëve narkotike të asgjësuara janë llojet e drogës marijuanë, kokainë, heroinë, viagra, por edhe armë të llojeve të ndryshme.

Operacioni i asgjësimit u realizua në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Janë asgjësuar rreth 345 lloje të armëve të ndryshme, si dhe drogë prej 226 kilogramëve marijuane, heroinë prej 60 kilogramëve si dhe mbi 15 mijë tableta ekstazë”, theksoi ministrja Jankullovska. Sipas saj, pjesa më e madhe e drogës së kapur ishte zbuluar në pikat kufitare dhe ishte dedikuar për tregjet evroperëndimore.

Ministri i Drejtësisë theksoi se aksioni i asgjësimit është bashkërenduar nga Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar. “Me vendim kemi formuar komisionin nga Ministria e Drejtësisë në bashkërendim me Agjencinë për menaxhim me pasurinë e konfiskuar dhe MPB-në. Ky aktivitet asgjësimi po realizohet në mënyrë transparente dhe ne në këtë mënyrë shmangim edhe armët dhe lëndët narkotike”, theksoi ministri Bexheti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *