Home / Sport / Shkëdija e fortë edhe sezonin e ri

Shkëdija e fortë edhe sezonin e ri

“Apelojmë te të gjithë ata që mendojnë se e duan Shkëndijën dhe mund të ndihmojnë të vijnë tani të bëjnë këtë gjë. Situata në Shkëndijë së shpejti do të normalizohet dhe duke u bazuar nga premtimet që kemi marrë, presim që përsëri të krijojmë ekip kualitativ. Kemi garanca se do të kemi mbështetje finansiare, normal ndoshta jo me ndonjë buxhet të ekzagjeruar, por tentojmë që të krijojmë bazë që në të ardhmen futbollistëve ajo që do t’u premtohet, tu jepet në kohë. Këto ditë do të kemi bisedime me disa futbollistë që pritet të përforcojnë ekipin dhe jemi optimist se Shkëndija edhe sezonin e ri do të luftojë për kreun e tabelës”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Situata e paqartë në taborin e Shkëndijës së Tetvoës është pranë zgjidhjes përfundimtare, pasi në skuadër kanë filluar të fryjnë erëra pozitive. Kriza finansiare që ka përfshi klubin tani më një kohë të gjatë solli në shpërbërjen e ekipi dhe largimin e shumë futbollistëve, mirëpo ditëve të fundit duket se gjërat marrin kahje pozitive. Të premten e kaluar skuadra filloi fazën përgatitore, ndërsa të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë u zhvillua një ndeshje kontrolluese, ku stafi teknik në krye me Artim Shaqirin kishte rastin të shohë formën e futbollistëve dhe njëkohësisht testoi disa lojtarë që mund të mbulojnë shprastirat e krijuara në ekip. Shkëndija sezonin e ri përfundimisht do të ketë imazh të ri, pasi do të jetë pa Huseinin, Berishën, Muratin, Cuculin, Taipin, Ejupin, Selmanin dhe të tjerë, mirëpo kjo nuk don të thotë se ekipi do të jetë më i dobët. Përkundrazi, mësohet se drejtuesit e klubit kanë marrë garanca nga finansierë të cilët premtojnë se do t’i qëndrojnë pas skuadrës, ndërsa si pasojë janë duke u zhvilluar bisedime me futbollistë cilësorë të cilët pritet të ofrohen në skuadër. “Situata në Shkëndijë së shpejti do të normalizohet dhe duke u bazuar nga premtimet që kemi marrë, presim që përsëri të krijojmë ekip kualitativ. Kemi garanca se do të kemi mbështetje finansiare, normal ndoshta jo me ndonjë buxhet të ekzagjeruar, por tentojmë që të krijojmë bazë që në të ardhmen futbollistëve ajo që do t’u premtohet, tu jepet në kohë. Këto ditë do të kemi bisedime me disa futbollistë që pritet të përforcojnë ekipin dhe jemi optimist se Shkëndija edhe sezonin e ri do të luftojë për kreun e tabelës”, shprehen nga tabori i Shkëndijës. “Duam të apelojmë te të gjithë ata që mendojnë se mund t’i ndihmojnë ekipit, të vijnë tani të bëjnë këtë gjë. Nuk duhet Shkëndija duke qëndruar indiferent në këtë kohë krize. Duke parë se për një muaj fillon sezoni, kemi tentuar të mobilizohemi dhe të gjejmë finansa, ndërsa ndërkohë çdo i interesuar që mendon se mund të ndihmojë dyert i ka të hapura. Shkëndija është mbi të gjitha dhe nuk duhet të lejojmë shkatërimin e skuadrës”, pëfundojnë nga tabori ‘kuqezi’. Në përballjen kontrolluese të ditës së dielë në teren u paraqitën shumë futbollistë, që janë kandidatë për të përforcuar ‘kuqezinjtë’. Ismail Ismaili ishte ndër më të spikaturit dhe me të janë duke u zhvilluar bisedime për tu rrikthyer në klubin amë, ish-mefushori i Renovës Angellovski gjithashtu punon me ekipin e Shkëndijës, ndërsa në këtë mjedis janë edhe rreth 10-të futbollistë të cilët lanë përshtypje të mirë dhe pritet të vazhdojnë të testohen nga ‘kuqezinjtë’. Së shpejti pritet që ekipit t’i bashkohet portieri Marko Jovanovski, Artim Pollozhani parimisht ka gjetur akordin për të vazhduar me ekipin tetovar, njëjtë si Nenad Mishkovski dhe Burhan Aliu, ndërsa si përforcime eventuale përmenden emrat e Burhan Emrullahit, Flamur Tairit, Egzon Belicës, ndërsa së fundmi në pistë ka dalë edhe ideja për të kthyer në ekip kapitenin legjendar Nebi Mustafin. Gjithsesi, për momentin këta janë vetëm dëshira dhe spekulime, ndëra mbetet të shihet në ditët në vijim, nëse paralajmërimet do të realizohen. Nëse ndodh kjo, atëherë sezonin e ri mund të pritet që Shkëndija përsëri të sulmojë kreun e tabelës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *