Home / Sport / Shkëndija fiton 8:0 në miqësore

Shkëndija fiton 8:0 në miqësore

“Të gjithë e dijmë se me çfar problemesh është ballafaquar Shkëndija në këtë periudhë, mirëpo ne që na djeg në zemër ky klub, në asnjë moment nuk kemi ndalur punën. Kemi vazhduar seancat stërvitore me ata futbollistë që kanë mbetur, për të tentuar të përgatitemi aq sa do mundemi për sezonin e ri. Në pritje të lajmeve pozitive, ne detyrohemi të përgatitemi me forcat që kemi. Miqësorja me Lirinë jep shenja pozitive, megjithse në asnjë moment kjo ndeshje nuk mund të jetë barometër për forcën e ekipi për sfidat elitare”, shprehet trajneri Husein Kadriu.

Në pritje të lajmeve më të mira për hyrje të sponsorit të ri, në Klubin e Futbollit Shkëndija të Tetovës situate është status-kuo. Gjithsesi, kjo nuk ka penguar që treshja e trajnerëve Husein Kadriu, Armend Elezi dhe Ejup Sulejmani të mos ndërpresin në asnjë moment përgatitjet për sezonin e ri, duke zhvilluar seancat stërvitore me formacionin që kanë në dispozicion. Bëhet fjalë kryesisht për futbollistë nga ekipi i juniorëve, të kombinuar me disa të tjerë që i kanë mbetur besnik skuadrës në momentet më të vështira. Duke parë se kampionati afrohet dhe javën e ardhshme Shkëndija duhet të përballet me Horizont Turnovën, trajnerët këto ditë të fundit i shfrytëzojnë për ndeshje kontrolluese, përmes së cilave kërkojnë të komponojnë ekipin. Të dilën Shkëndija zhvilloi ndeshje kontrolluese me anëtaren e Ligës së Tretë, Lirinë e Zhelinës, në të cilën ‘kuqezinjtë’ shënuan fitore të lartë me rezultat 8:0. Spikati Elvir Destani që realizoi katër gola, ndërsa nga dy herë rrjetën e portierit të Lirisë, Fitim Zylbehari, e prekën Ismail Ismaili dhe Valon Zeqiri. “Të gjithë e dijmë se me çfar problemesh është ballafaquar Shkëndija në këtë periudhë, mirëpo ne që na djeg në zemër ky klub, në asnjë moment nuk kemi ndalur punën. Kemi vazhduar seancat stërvitore me ata futbollistë që kanë mbetur, për të tentuar të përgatitemi aq sa do mundemi për sezonin e ri. Në pritje të lajmeve pozitive, ne detyrohemi të përgatitemi me forcat që kemi. Miqësorja me Lirinë jep shenja pozitive, megjithse në asnjë moment kjo ndeshje nuk mund të jetë barometër për forcën e ekipi për sfidat elitare”, shprehet trajneri Husein Kadriu. Nëse këto ditë nuk ndryshon diçka në lidhje me sponsorin, Shkëndija me një formacion modest është e gatshme të nisë sezonin e ri. Portieri Hadis Velii, mesfushorët Jasir Selmani, Nuriman Ismaili dhe Ilir Xhemaili, së bashku me Ismaili Ismailin e rrikthyer në skuadër këtë verë, janë disa nga emrat më të njohur që figurojnë në formacionin e Shkëndijës, ku tani më janë integruar edhe Zejdi Alili i ardhur nga Drita, pastaj Valmir Alili dhe Mentor Arifi të cilët erdhën nga Rrufeja e Miletinës dhe Vebi Zenuni që erdhi nga NK Segesta e Sisakut të Kroacisë. Por gjithsesi, duket se shenjë te ‘kuqezinjtë’ është i gatshëm të lë edhe sulmuesi Elvir Destani, që së fundmi shënoi katër gola në miqësoren me Lirinë e Zhelinës. Nga tabori i Shkëndijës njoftojnë se ditën e mëkrurë planifikojnë të zhvillojnë një tjetër ndeshje kontrolluese, kësaj rradhe me anëtaren e Ligës së Dytë, KF Rufeja-M.

Pritet ‘haber’ nga Ecolog

Deri sa ekipi me formacion modest vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, në të gjithë anët me padurim pritet 31 korriku, afati i fundit i vendosur për përgjigje të kompanisë ‘Ecolog’, nëse do të pranojnë të hyjnë si sponsor në KF Shkëndija. Në opinion ka optimizëm se përgjigja do të jetë pozitive, ndërsa në ndërkohë persona të caktuar janë duke zhvilluar bisedime me shumë futbollistë, të cilët pritet të ofrohen në skuadër. Paralajmërohet një Shkëndijë e fuqishme, përplot me yje dhe që do të synojë kreun e tabelës. Por sa mund t’i besohet këtij obsioni, do të tregojë koha, që është gjithnjë e më e shkurtër deri në fillimin e sezonit të ri. Mbetet të pritet dita e mërkurë, ndërsa të ejnten do të dihet gjithçka rreth Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *