Home / Sport / Shkëndija nis me Horizontin, Renova mysafire e Napredokut (VIDEO)

Shkëndija nis me Horizontin, Renova mysafire e Napredokut (VIDEO)

16 Korrik – Sot është bërë i ditur orari garues për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit në vend, pasi në objektet e raj të Federatës së Futbollit të Maqedonisë u bë hedhja e shortit.

Skuadrat shqiptare në fillim kishin short të favorshëm, pasi Shkëndija sezonin e ri do ta nisë me përballjen me Horizont Turnovën në Tetovë. Renova në ndeshjen e parë do të jetë mysafire e Napredokut në Kërçovë, ndërsa Gostivari debutimin në Ligën e Parë do ta ketë në teren vendas, kur do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. “Jemi të kënaqur me shortin dhe me faktin që debutimin në Ligën e Parë do të kemi mundësi ta kemi në terenin tonë. Shpresojmë që të gatshëm të presim fillimin e sezonit dhe ndeshja e parë me Bregallnicën të jetë një festë e vërtetë e futbollit në qytetin e Gostivarit”, shprehen nga tabori i ekipit debutues në Ligën e Parë, KF Gostivarit. Vardari i Shkupit, mbrojtjen e titullit do ta nisë me duelin me Makedonija Gj.P., që kthehet në Ligën e Parë pasi disa viteve pauzë. Pelisteri pret në Manastir aëntarin e ri të Ligës së Parë, Euromilkun, në duelin e skuadrave që elitën e futbollit vendor e siguruan përmes ndeshjeve të balotazhit. Metalurgu-Rabotniçki është dueli derbi i xhiros së parë, që do të zhvillohet me 4 gusht me fillim në orën 18:00, me çka edhe zyrtarisht fillon sezoni i ri. Wshtë hedhur shorti edhe për Ligën e Dytë, ku që në fillim do të ketë përplasje interesante. Skuadra e Shkupit, që fillimisht do të garojë si Korzo, në teren të vet në Çair takohet me ekipin e Dritës, që kthehet në Ligën e Dytë, pasi një sezoni të vetëm dhe të pasuksesshëm në Ligën e Parë Garat në Ligën e Dytë janë paraparë të nisin më 10 gusht me ndeshjet e para që do të fillojnë në orën 18:00. Aktivitetet në FFM në ceremoninë e hedhjes së shortit morën fund me përcaktimin e dysheve për ndeshjet e 1/16 së Kupës së Maqedonisë. Finalistja e edicionit të fundit të Kupës, Shkëndija në ndeshjen e parë do të jetë mysafire e Rabotnik Lozovos që garon në katëgorinë e tretë, ndërsa Renova është mysafire e 11 Oktomvrit. Anëtari i ri në Ligën e Dytë, Zajazi, në kuadër të Kupës do të ndeshet me Vardarin. Drita e Bogovinës do jetë mysafire e Borecit, ndërsa Miravci pret Rufenë e Miletinës. Në 1/16 e Kupës së Maqedonisë zhvillohen vetëm nga një ndeshje, dhe të njëjtat në program janë më 21 gusht, me fillim në orën 17:30.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *