Home / Sport / Shkëndija nis me Horizontin, Renova mysafire e Napredokut

Shkëndija nis me Horizontin, Renova mysafire e Napredokut

Të martën është mësuar orari garues për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit në vend, pasi në objektet e raj të Federatës së Futbollit të Maqedonisë u bë hedhja e shortit.

Skuadrat shqiptare në fillim kishin short të favorshëm, pasi Shkëndija sezonin e ri do ta nisë me përballjen me Horizont Turnovën në Tetovë. Renova në ndeshjen e parë do të jetë mysafire e Napredokut në Kërçovë, ndërsa Gostivari debutimin në Ligën e Parë do ta ketë në teren vendas, kur do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. “Jemi të kënaqur me shortin dhe me faktin që debutimin në Ligën e Parë do të kemi mundësi ta kemi në terenin tonë. Shpresojmë që të gatshëm të presim fillimin e sezonit dhe ndeshja e parë me Bregallnicën të jetë një festë e vërtetë e futbollit në qytetin e Gostivarit”, shprehen nga tabori i ekipit debutues në Ligën e Parë, KF Gostivarit. Vardari i Shkupit, mbrojtjen e titullit do ta nisë me duelin me Makedonija Gj.P., që kthehet në Ligën e Parë pasi disa viteve pauzë. Pelisteri pret në Manastir aëntarin e ri të Ligës së Parë, Euromilkun, në duelin e skuadrave që elitën e futbollit vendor e siguruan përmes ndeshjeve të balotazhit. Metalurgu-Rabotniçki është dueli derbi i xhiros së parë, që do të zhvillohet me 4 gusht me fillim në orën 18:00, me çka edhe zyrtarisht fillon sezoni i ri.

LPFM, xhiroja e parë 04.08.2013 ora 18:00:
Metalurgu-Rabotniçki,
Gostivari-Bregallnica,
Shkëndija-Horizont T.
Napredoku-Renova,
Pelisteri-Euromilku,
Vardari-Makedonija Gj.P.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *