Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e Çellopekut asesi të përfundohet

Shkolla e Çellopekut asesi të përfundohet

3 korrik-Gjatë vendosjes së gurrëthemelit të kësaj shkolle u nënvizua se kjo shkollë është e para e cila do të ndërtohet me sistem efikas energjetik në Maqedoni, por kriza ekonomike botërore e cila nuk anashkaloi as Italinë ka bërë që kjo shkollë të mos përfundohet. Përndryshe gurrëthemeli për ndërtimin e kësaj shkolle u hodh më 3 korrik të vitit 2011.

Edhe pse kanë kaluar dy vite nga hedhja e gurrëthemelit të shkollës fillore 7 Marsi në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës megjithatë e njejta nuk është përfunduar akoma. Kjo shkollë duhej të ndërtohej me mjete të Ministrisë së Ekologjisë të Italisë dhe mjete të Ministrisë së Ekologjisë së Maqedonisë, kurse kriza ekonomike detyroi Italinë që të tërheq mjetet, ndërsa institucionet vendore nuk gjetën mënyra dhe forma që të përfundojnë këtë projekt.

Kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti tha se për këtë projekt po kërkohet donator dhe ndihmë nga ane qeverisë për të përfunduar. Pajaziti shprehet optimist se deri në shtator objekti i shkollës fillore do të përfundoj deri në fazën karabinë. Mjetet të cilët ishin planifikuar të ndahen për këtë shkolla tashmë janë tërhjekur si pasojë e krizës ekonomike botërore ndërsa komuna e Bërvenicës është duke kërkuar donatorë që do të mbështeste ndërtimin e shkollës, thotë Pajaziti.

Lajmin për tërheqjen e donacionit italian për ndërtimin e kësaj shkolle e ka konfirmuar edhe zëdhënësi qeveritar Muhamet Hoxha. “Vendimi i qeverisë së Italisë është që të mos financojë askund në botë dhe të anulojë donacionet për shkak të krizës. Prandaj si zgjidhje alternative është vendos që Ministria e Arsimit në bashkëpunim me komunën e Bërvenicës të financojnë përfundimin e kësaj shkolle”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë së Maqedonisë.

Sipas projektit bazë kur filloi të ndërtohet objekti, kjo shkollë duhej të kishte tri kate, bodrum, katin përdhes dhe katin e parë me një hapësirë të përgjithshme prej 1300 metra katrorë, ndërsa ishin paraparë 4 milon e 100 mijë denarë dhe një donacion italian me vlerë prej 75 mijë euro. Urim HASIPI

Gjatë vendosjes së gurrëthemelit të kësaj shkolle u nënvizua se kjo shkollë është e para e cila do të ndërtohet me sistem efikas energjetik në Maqedoni, por kriza ekonomike botërore e cila nuk anashkaloi as Italinë ka bërë që kjo shkollë të mos përfundohet. Përndryshe gurrëthemeli për ndërtimin e kësaj shkolle u hodh më 3 korrik të vitit 2011.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *