Home / Lajme / Maqedoni / Shkup: Vazhdon rahja e shqiptarëve (VIDEO)

Shkup: Vazhdon rahja e shqiptarëve (VIDEO)

Shkup, 10 Korrik – Nga sulmi, njëri prej të rinjve ka mbetur me kafkë të çarë, i shtruar për mjekim në spital. Rrahja e mbrëmshme nuk është e para e këtij lloji, ku viktima janë të rinjtë shqiptarë. Pikërisht në lagjen Aerodrom, sulme të tilla janë regjistruar disa herë brenda këtij viti.

Dy të rinj shqiptarë nga lagjja Saraj e Shkupit janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh në autobusin me numër 5, në lagjen Aerodrom. Sipas të dhënave 19 vjeçarët shqiptarë janë sulmuar nga 4 persona të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur pa ndonjë arsye, ndërsa autorët akoma nuk dihen.

“Në ora 18:00 në Shkup, në bulevardin “Jane Sandanski”, tek QT “Biser”, kur 19 vjeçari me inicialet I.H. nga fshati Saraj dhe shoku i tij me inicialet A.S. kanë hyrë në autobusin me numër 5, janë sulmuar fizikisht nga 4 persona të panjohur duke i goditur me shkopinj bejsbolli në kokë dhe trup, duke u shkaktuar lëndime të dukshme. Po merren masa për zbulimin e autorëve”, thuhet në kumunikatën e policisë.

Nga sulmi, njëri prej të rinjve ka mbetur me kafkë të çarë, i shtruar për mjekim në spital. Rrahja e mbrëmshme nuk është e para e këtij lloji, ku viktima janë të rinjtë shqiptarë. Pikërisht në lagjen Aerodrom, sulme të tilla janë regjistruar disa herë brenda këtij viti.

Lagjja Aerodrom po bëhet zonë e ndaluar për shqiptarët. Rrahja e mbrëmshme është vetëm një prej një sërë rastesh të tilla në këtë lagje, në të cilat sulmohen shqiptarët.

Edhe pse ngjarjet e tilla po përsëriten, nga policia nuk prononcohen për këtë fenomen. Dhjetëra ngjarje të tilla kanë ndodhur vetëm këtë vit, në lagje të ndryshme të Shkupit. Policia vetëm konfirmon se deri tani nuk janë gjetur fajtorët për asnjë rrahje të mëparshme të të rinjve shqiptarë, duke shtuar se po punojnë në zbardhjen e rasteve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *